Lulëzojnë bizneset e reja/QKB: Në 2024, u hapën mbi 17 mijë sipërmarrje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHQIPËRI- Shtohen bizneset e që kanë nisur aktivitetin gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të biznesit rezulton se në vitin 2024 rezultojnë rreth 17,500 subjekte të regjistruara.

Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2023 numri i bizneseve të reja në vend ka pësuar një rritje të konsiderueshme pasi në atë periudhë u regjistruan vetëm 4 mijë e 125 biznese.

Fakt ky që konfirmon se ekonomia shqiptare ka tejkaluar krizën e çmimeve. Numri më i madh i subjekteve rezultojnë  se janë në sektorin e shërbimeve.

 

Qendra Kombëtare e Biznesit ka shënuar një aktivitet të lartë në proceset e aplikimeve dhe regjistrimeve të reja.

Sipas të dhënave të disponueshme, u regjistruan 175,388 aplikime online, duke reflektuar një interes dhe angazhim të shtuar nga sipërmarrësit dhe bizneset për të formalizuar aktivitetin e tyre.

Këto shifra tregojnë një prirje pozitive në rritjen e sipërmarrjeve dhe zhvillimin e tregut.

Regjstri i Leje/ Licencave dhe Autorizime ka regjistruar 12,726 aplikime nga subjektet që kërkojnë miratim për veprimtari specifike, prej të cilave 2,122 u finalizuan me lëshimin e licencave dhe lejeve aktive.

Ndërkohë Regjistri i Pronarëve Përfitues regjistroi 8,821 aplikime, duke ndihmuar në rritjen e transparencës dhe përputhshmërisë me kuadrin ligjor.

Të dhënat e QKB tregojnë një tendencë të vazhdueshme të dixhitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për bizneset në Shqipëri.

Me rritjen e numrit të aplikimeve dhe regjistrimeve, vihet re një ekosistem biznesi më i qëndrueshëm dhe më i hapur ndaj mundësive të reja./k.k

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV