Ekonomia shqiptare drejt një strukture të re: Prodhimi në rënie, shërbimet në rritje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, prodhimi ka pësuar rënie në të gjithë sektorët, përveç ndërtimit. Statistikat e fundit të INSTAT për tremujorin e fundit të vitit 2024 tregojnë një ulje të ndjeshme në industri, energji dhe trajtimin e mbetjeve.

Në sektorin industrial, shitjet neto ranë me 14.4%, ndërsa prodhimi në volum me 13.7%. Po ashtu, numri i të punësuarve dhe fondi i pagave kanë rënë përkatësisht me 6.5% dhe 1.9%. Në prodhimin e energjisë, rënia ishte 0.8% në shitje dhe 13.5% në volum, ndërsa punësimi u tkurr me 6%. E vetmja rritje u shënua në fondin e pagave, me 4%.

Ndërkohë, ndërtimi është i vetmi sektor prodhues që vijon rritjen. Në fund të vitit 2024, shitjet u rritën me 2.7%, prodhimi në volum me 1.9% dhe numri i të punësuarve me 1.8%. Ndërkohë, fondi i pagave për këtë sektor u rrit me 16.9%. Në sektorët e shërbimeve, situata është më pozitive. Tregtia me shumicë dhe pakicë u rrit me 4%, transporti dhe magazinimi me 12.8%, ndërsa baret dhe restorantet shënuan një rritje prej 12.8% në shitje dhe 7.8% në punësim.

Edhe sektori i teknologjisë dhe informacionit u rrit me 8.7% në shitje dhe punësim, ndërsa turizmi dhe agjencitë e udhëtimit panë rritje të punësimit me 12.7% dhe të fondit të pagave me gati 20%. Me prodhimin në rënie dhe shërbimet në rritje, ekonomia shqiptare po shkon drejt një strukture ku sektori i shërbimeve bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm./   S,M

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV