Mama, jam e lodhur, dua të vdes!” Raketat e Izraelit traumatizojnë fëmijët palestinezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk më ka mbetur asnjë fije floku për të krehur me krehër. E mbaj pasqyrën pasi dua të kreh flokët. Dua vërtet që të kem mundësi të kreh flokët sërish.”

Është vetëm 8 vjeç, por Sama Tubail jo vetëm që ka humbur thuajse çdo fije floku në kokë, por edhe një pjesë të fëmijërisë së saj.

Mjekët thonë se flokët Samas ranë nga shoku i nervozizmit, i shkaktuar nga trauma që ajo kaloi, sidomos pasi shtëpia e fqinjëve të saj në Rafah, u sulmua me raketë gushtin e vitit të shkuar.

“Më kujtohet kur dikur mund të krihja flokët. Si i bëja gërsheta, si i krehja.  Kaloja shumë kohë duke i krehur. Kur i kreh flokët kukullës sime, më kujtohet  sesi krehja flokët e mi.”

Ajo i tregon nënës së saj sesi moshatarët e saj e tallin sa herë që del jashtë çadrës.

“Ata më tallin. Më thonë “goca tullace”, ose “e sëmura me kancer”. Më pyesin se përse e mbaj këtë shaminë në kokë.  Kështu që nuk luaj më jashtë. Dhe tani luaj vetëm me motrat e mia.”

Ajo më thotë, “mami, m’i prit flokët.” Por ka frikë se nëse i pret nuk do t’i rriten më kurrë.”

“E pyes mamin tim, do të rri gjithmonë kështu? Pa flokë për gjithë jetën? Jo, dua të vdes dhe flokët të më rriten në Parajsë. Dashtë Zoti.”

Sama nuk është e vetme. UNICEF thotë se thuajse 1.2 milionë fëmijët e Gaza-s kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Sidomos ata që janë ekspozuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj traumave.

Dhe, pas njoftimit të armëpushimit në janar, një zyrtar i OKB-së, deklaroi në Këshillin e Sigurisë se një brez i tërë është traumatizuar nga lufta në Gaza. /e,t

Lexo edhe :  Koreja e Jugut, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë shkarkimin e kryeministrit Han

Të fundit

VIDEO/ Pikachu në protestat për ndalimin e Imamoglu, ja pamjet që u bënë virale

Pikachu u bë virale në Turqi mbrëmjen e së enjtes, teksa personazhi më i njohur i serialit për fëmijë...

Manastirliu: Kredi me zero interes për 90 mësues, afati i aplikimit deri më 9 prill

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se edhe këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me...

Paralajmëron Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik,...

Depresioni pas lindjes: Si ndikon në zakonet e të ushqyerit të fëmijës

Deri në 25% e nënave të reja vuajnë nga depresioni pas lindjes , i cili mund të ndikojë ndjeshëm në sjelljen e tyre si...

TikTok mbyllet në celularë, cili do të jetë hapi i radhës!

Tik Tok, platforma më e njohur e rrjeteve sociale mes të rinjve nga dje nuk mund të hapet në rrjetet mobile në Shqipëri. Në një...

Lajme të tjera

Web TV