Mbappe u jep fund polemikave: “Jap jetën për Francën, asnjë krisje me Deschamps”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca gjen sërish yllin e saj. Pas përjashtimit të fundit të diskutueshëm, Kylian Mbappe është rikthyer në kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Siç njoftoi trajneri Deschamps, ai do të jetë kapiteni i ekipit.

Në “Le Parisien:, sulmuesi i Real Madrid komentoi: “A më ka munguar Franca? Po, dhe është kënaqësi të kthehem. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë ky grup për mua. Jam i lumtur që kthehem, kam të njëjtën energji dhe dëshirë të madhe për të ndihmuar kombëtaren franceze të fitojë”. Mbappe mohoi gjithashtu krisjen e mundshme me trajnerin e tij: “Jo! Nëse do të kishte pasur një debat apo grindje, nuk do t’i isha përgjigjur kurrë telefonatave të tij. Të gjithë më njohin. Nëse kam konflikt me dikë, nuk mbaj kontakte. Kjo nuk do të thotë se në një marrëdhënie nuk ka kurrë mosmarrëveshje. E kam ruajtur pasur gjithmonë respektin për trajnerin e kombëtares, aq më tepër që ishte ai që më grumbulloi për herë të parë. Nuk kam dëgjuar që njerëzit të dyshojnë në lidhjen time me kombëtaren franceze. Ka bërë bujë, është e vërtetë, sepse çdo gjë shkakton bujë”, vijoi francezi.

Fillimi i vështirë në Madrid, akuza për përdhunim dhe shumë thashetheme të muajve të fundit. Për të gjitha, Mbappe ka një shpjegim. “Këto gjëra ndodhin kur ju jeni ata që jeni dhe përfaqësoni atë që përfaqësoni. Unë mendoj se njerëzit, me mungesën e mirëkuptimit të tyre, duan të mbushin ndonjë zbrazëti. Gjithë këto kohë janë shkruar gjëra të rreme, bënë aludime, folën në emrin tim, duke thënë se unë vetëm nuk u përqëndrova në ndeshjet e mëdha të ekipit kombëtar, që unë nuk dua të kthehem. Këto gjëra ndonjëherë duhen lënë pa u komentuar”, shpjegoi sulmuesi.

Lexo edhe :  Uniforma e re e Kombëtares gati për ndeshjen me Anglinë

Në fund, Mbappe komentoi me një fjali ardhjen e mundshme të Zidane për të zëvendësuar Deschamps në pankinën e Francës: “Unë nuk e di se kush do ta pasojë për të folur për të”./ D.C

Të fundit

Rama: Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS është ta çosh votën kot

Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e sotme takimin me të rinjtë në kryeqytet dhe me skuadrën elektorale të 11 majit....

Alban Dudushi flet për sëmundjen e rëndë: Mendova se do kalonte, por ishte më serioze

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një...

Kandidatët e PS-se në Tiranë/ Manastirliu: Me këtë skuadër finalizojmë ëndrrën europiane

Kandidatët e PS-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. 'Tirana do të jetë lokomotiva e fitoreve' tha Ogerta Manastirliu sepse është simboli i punëve...

A do ta ndalojë ora inteligjente pandeminë e ardhshme?

Shumë prej nesh i kanë në kyçet e dorës në çdo kohë – i përdorim për t'iu përgjigjur telefonatave, për të bërë selfie, për...

Zgjedhjet e 11 majit, çfarë peshe ka vota preferenciale sipas Kodit Zgjedhor

Në zgjedhjet e 11 majit, pas ndryshimeve që iu bën Kodit Zgjedhor, vota preferenciale do të ketë sërish një impakt në përcaktimin e deputetëve...

Lajme të tjera

Web TV