DASH përgënjeshtron Berishën! Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është emëruar në postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH).

Lajmi vjen i konfirmuar nga vetë DASH, një ditë pasi në Shqipëri shpërthyen zërat se ajo ishte shkarkuar nga posti që mbante, madje dhe sipas zërave nga Partia Demokratike, ishte vënë nën hetim.

Sali Berisha dhe media e familjes së tij gënjyen dhe shpifën pa kursim për ish-ambasadoren Kim, duke thënë se kjo e fundit është shkarkuar nga Departamenti i Shtetit dhe është nën hetim. E vërteta rezulton të jetë komplet e kundërta. Yuri Kim vazhdon të vlerësohet pozitivisht edhe gjatë administratës Trump, me detyra të reja, të larta.

Profili i ish-ambasadores Kim në uebfaqen e DASH u fshi për një ditë, duke bërë që të shpërthejnë spekulimet se ajo ishte larguar. Por mesa duket, kjo ka ndodhur për të përditësuar të dhënat e saj me postin e ri që do të mbajë.

Si këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, Kim do të mbajë këtë post të ri të krijuar së fundmi, mesa duket i inspiruar nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë, së Elon Musk.

Njoftimi i DASH për ish-ambasadoren Kim:

Yuri Kim është Këshillare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Më parë, ambasadorja Kim ishte Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në vitin 2025.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Europë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ishte ambasadore e SHBA në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga Presidenti Trump dhe në vazhdim nën Presidentin Biden. Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Europës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin e Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu një anëtare e delegacion të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.

Të fundit

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin...

Do keni vetëm ndodhi pozitive, njihuni me surprizat e yjeve për sot

Dashi Sot do prekni zemrat e atyre që ju rrethojnë dhe ata do ndihen me fat që ju kanë pranë. Jeta sentimentale do jetë më...

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë vit, Kosova ka hapur atje...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Lajme të tjera

Web TV