Lamtumirë jetës “pa para”, dy vende europiane tërhiqen nga pagesat digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur shumica e vendeve po shkojnë drejt pagesave digjitale, Suedia dhe Norvegjia po ndryshojnë kurs. Këto dy shtete nordike, të cilat historikisht kanë qenë liderë në përdorimin e pagesave elektronike, tani po rikthejnë paratë e gatshme si një masë sigurie kundër krizave dhe sulmeve kibernetike.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore, Suedia dhe Norvegjia kanë nivelin më të ulët të parasë fizike në qarkullim si përqindje e PBB-së në botë. Në Suedi, vetëm një në dhjetë blerje kryhet me para të gatshme, ndërsa pagesat me karta bankare dhe aplikacione mobile janë dominante. Megjithatë, përballë kërcënimeve të mundshme gjeopolitike, qeveritë e këtyre vendeve po inkurajojnë qytetarët të mbajnë para në dorë.

Ministria e Mbrojtjes suedeze ka shpërndarë një udhëzues me titull “Nëse vjen kriza ose lufta”, ku këshillohet përdorimi i rregullt i parasë së gatshme dhe ruajtja e një furnizimi minimal për të paktën një javë. Po ashtu, qeveria suedeze ka propozuar që disa institucione publike dhe biznese private të detyrohen të pranojnë pagesa në para të gatshme për të shmangur përjashtimin e grupeve të caktuara të popullsisë.

Edhe Norvegjia po ndjek një qasje të ngjashme. Vendi miratoi një ligj vitin e kaluar që ndëshkon bizneset që refuzojnë pagesat me para të gatshme. Autoritetet paralajmërojnë se varësia e tepërt nga pagesat digjitale i bën qytetarët të pambrojtur ndaj sulmeve kibernetike. Ish-ministrja e Drejtësisë dhe Situatave të Emergjencës, Emilie Enger Mehl, theksoi se “nëse askush nuk përdor dhe nuk pranon para të gatshme, ato nuk do të jenë më një zgjidhje emergjente kur të vijë kriza.”

Kjo kthesë vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e Europës po ecën drejt një shoqërie pa para të gatshme. Megjithatë, për Suedinë dhe Norvegjinë, siguria kombëtare duket se ka përparësi mbi modernizimin e pagesave./e.t

Të fundit

Suksesi ekonomik i Kroacisë maskon problemet e reformës

Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjera...

JD Vance po bëhet gati të ‘heqë qafe’ Mike Waltz

Michael Waltz, këshilltari i lartë i Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, mund ta shohë veten të “zhdukur” nga kabineti i Donald Trump, pas një...

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës

Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të...

Gati ndërtimi i urës mbi lumin Bunë- Mali i Zi miraton marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë. Marrëveshja për ndërtimin...

Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur

Darka, si vakti i fundit i ditës, luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës. Përzgjedhja e ushqimeve...

Lajme të tjera

Web TV