Në Shqipëri janë shitur ëmbëlsira me copa metali/ BE lëshon alarmin: Largojini nga tregu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me copa metali. Në njoftimin e kategorisë “Alert” është bërë me dije se duhet të largohet menjëherë nga tregu produkti “Fruit Toffee” Mix 500g me origjinë nga Maroku dhe datë skadence 26.04.2026 pasi te këto ëmbëlsirat janë konstatuar copa metali të cilat përbëjnë risk serioz për shëndetin e njeriut.

Prania e copave të metalit është konstatuar nga kompania prodhuese gjatë një vetëkontrolli , kjo e fundit më pas ka kërkuar tërheqjen nga tregu të këtij produkti. Televizioni “Ora News” iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion në lidhje me këtë rast. Ky institucion na bën me dije se subjekti importues i ëmbëlsirave është “World Wine shpk”.

Pas kontrolleve të kryera nga inspektoret e AKU në terren, më qëllim bllokimin e produktit, rezultoi se subjektet e kishin shitur dhe nuk kishte më gjendje. Ajo që të bën përshtypje në këtë rast është se AKU jep emrin e ëmbëlsirave, të cilat janë paketim 500 g, por nuk publikon asnjë foto te produktit që paraqet rrezik nëse konsumohet.

Në mungesë të publikimit të fotove , i kemi kërkuar këtij institucioni informacion se përse nuk i njofton qytetarët për këto problematika me anë të rrjeteve sociale që disponon. AKU që i përdor rrjetet sociale vetëm për të treguar sukseset imagjinare dhe reale, e tejkalon përgjegjësinë duke u shprehur se njoftimin e ka bërë ne faqen zyrtare AKU.

Mos publikimi i këtyre njoftimeve kaq të rëndësishme për konsumatorët në rrjetet sociale të AKU, ngre pikëpyetje mbi transparencën e këtij institucioni, i cili paguhet nga taksat tona për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve./    S,M

Të fundit

Mjekët paralajmërojnë: Ky grup njerëzish nuk duhet të hajë banane

Peggy Tan, dietologe, nga Qendra Shëndetësore Komunitare Tiong Bahru dhe një anëtare e grupit SingHealth, shpjegon pse bananet janë...

“Të kërkoj falje për lotët”/Gjesti dhe Egli darkojnë në suitë:Më ka munguar prezenca jote

Gjesti i kërkoi falje Eglit për gabimet e tij në një darkë të organizuar për t’u sqaruar rreth situatës mes tyre. Ai pranon se nuk...

‘Burgu, burgu, kush e ka radhën’/Rama:Të degraduarit duhet të marrin përgjigjen më 11 maj

Kryeministri Edi Rama argumenton pse vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në. Për të mos e lënë të ikë treni i historisë...

“Fisi s’donte të vendosja shaminë”, studentja ekselente tregon përplasjet për besimin

Studentja Laura Kërtalli rrëfen se si mori vendimin të vendosë shaminë. Ajo u shpreh është kundërshtuar nga anëtarët e fisit për vendosjen e shamisë,...

Rama:Marrja e financimit nga Plani i ri i Rritjes, shenjë e ecurisë së mirë në negociata

Ashtu siç tashmë e ka bërë traditë, kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën ‘Sy m’sy’ me ndjekësit në rrjete sociale. "Kemi një të re shumë...

Lajme të tjera

Web TV