Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Tiranës, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas batutat dhe etiketimet ndaj opozitës.
Fjalën e tij Rama e përqëndroi te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për të cilën tha se në 11 maj, shqiptarët duhet t’I japin një mesazh të qartë Europës, duke votuar masivisht Partinë Socialiste.
Rama e cilësoi anëtarësimin në BE si ajo martesa e duhur dhe në këtë kuadër tha se më 11 maj duhet të shpëtojmë Shqipërinë.
“Unë jam martuar disa herë, dhe e di shumë mirë që martesa e duhur është shpëtim. Duhet të bëjmë martesën e bukur, nusen më të bukur ta fusim në familjen më të bukur. Ne duhet të fusim Shqipërinë në 11 maj. Nëse votoni për bufin, është njëlloj si ajo që del njëri dhe thotë nuk e japim nusen aty, dhe pastaj nusja i mbetet në derë”, tha Rama./ S,M