‘Ta martojmë Shqipërinë”/ Rama: ‘Nusen’ më të bukur ta fusim në familjen më të fortë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama për të thënë se Shqipëria duhet të futet në Bashkimin Evropian tha se “nusen më të bukur duhet ta fusim në familjen më të fortë”

Nga takimi me të rinjtë në Tiranë, kreu i qeverisë me nota humori dhe batuta tha se “unë jam martuar disa herë dhe martesa e duhur është shpëtim”.

Tani – tha Rama- ka ardhur kohë që të martojmë Shqipërinë dhe ta shpëtojmë vendin tonë.

“Kjo është krushqia më e bukur që na ka rënë në. Kemi bërë krushqi me lloj lloj çudirash, nga lindja nga lindja. Tani ka ardhur koha të mbyllim këtë fejesën e gjatë. Mbetëm të fejuar, jo unë se unë jam martuar disa herë. Dhe e di shumë mirë, martesa e duhur është shpëtim, mua më mori ca kohë, por shpëtova. Tani duhet të shpëtojmë Shqipërinë, të bëjmë martesën e duhur. Nusen më të bukur ta fusim në familjen më të fortë. Imagjinoni një demokrat që thotë nuk e japim nusen ne se do pyesim bufin. Si nuk e jep ti, do ta mbash në derë, të të plaket në dorë. Ky është 11 maji”, tha Rama./   S,M

Të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët bektashinj: Begati e mirësi për çdo shqiptar

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për ditën e Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më...

Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars,...

Mot i kthjellët por i ftohtë, si do të ndryshojnë kushtet atmosferike gjatë ditës

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte  të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore  të thata e të ftohta me...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ju pret një ditë pozitive, gjatë së cilës do të keni mundësi që të bini në sy. Parashikohen mundësi të shumta për tu shfrytëzuar...

Lajme të tjera

Web TV