Anglia shumë e fortë për Shqipërinë, kuqezinjtë mposhten në “Wembley”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria humbet ndeshjen e parë të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026, teksa mundet 2-0 nga Anglia.

Në mitikun Wembley të pushtuar nga tifozët kuqezinj, ndeshja nisi me një kontroll të topit nga skuadra angleze. Pasime të shumta dhe një ritëm i lartë nga “Tre Luanët”, që detyruan kuqezinjtë e Sylvinhos të luanin në gjysëmëfushën e tyre.

Goli dukej çështje kohe dhe në fakt kështu ishte, pasi do të vinte minuta e 19, aty ku një vertikalizim i saktë nga Bellingham do të nxirrte të lirë 18 vjeçari debutues Lewis-Skelly që goditi saktë për sjellë golin e parë të Anglisë në këto kualifikuese nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Skelly bëhet lojtari më i ri që shënon në debutim me përfaqësuesen angleze.

Ekipi ynë u mundua të reagojë në të 28-ën, por ishim të pafat teksa topi devijuar në këmbët e Burn shkon në traversë. Fundi i fraksionit të parë foli sërish për të besuarit e Tuchel, aty ku Bellingahm, Kane dhe Burn iu afruan ndjeshëm golit, por Starkosha dhe fati ishte në anën e kuqezinjve, duke bërë që Shqipëria të shkojë në pushimin e pjesëve me disavantazhin e vetëm një goli.

Në pjesën e dytë ritmi mbetet i njëjtë me vendasit që dominuan në kontrollin e lojës, ndërsa ekipi ynë mendon thjesht të mbrohet. Broja do të ishte lëvizja e parë e Sylvinhos pas më shumë se 1 ore lojë. Dhe pikërisht aktivizimi i Brojës i dha kuqezinjve më shumë kreativitet përpara, me sulmuesin që u mundua të ishte aktiv, duke vendosur në vështirësi në disa momente prapavijën e anglezëve. Një Angli jo e bukur në pjesën e dytë na ndëshkon sërish me sulmuesin kryesor të saj Harry Kane, që në minutën e 77, i shpëton mbulimit të Ajetit e nuk fal për ta çuar topin në rrjetë.

Lexo edhe :  Sporti në zi! Mbyll sytë përgjithmonë ish-lojtari i njohur (Emri+Foto)

Përfundimisht mbyllet 2 me 0 në Wembley për “Tre Luanët”, e nisim me humbje fushatën e eleminatoreve drejt Botërorit 2026, ndërsa të hënën ndaj Andorrës në Tiranë do të kemi shansin për të marrë pikët e para./ D.C

Të fundit

‘Hekuri rrihet sa është i nxehtë’ Tragjedia në Koçan, kambanë alarmi edhe për Shqipërinë!

Le të shërbejë tragjedia e fqinjëve si kambanë alarmi për të marrë sa më shpejt masat e duhura parandaluese,...

Rama: Takova 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë!

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste tregoi ditën e sotme nga Vlora një eksperiencë të tij, që siç e konsideroi ka qenë një nga surprizat...

SHBA do të dëbojë 530 mijë emigrantë

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor për më shumë se gjysmë milioni emigrantë...

Sulmet ajrore izraelite, vritet një zyrtar i lartë i Hamasit në Gaza

Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin e lartë politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, tha një...

Rama prezanton kandidatët në Vlorë, nuk kursen lavdet për Çuçin

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësish Kryetari i Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme gjatë prezantimit të kandidatëve në Vlorë. Fillimisht Rama u ndal te profilet...

Lajme të tjera

Web TV