Nga pensionet 200 euro te ulja e papunësisë/PS shpalos programin për zgjedhjet e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhe pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa partitë po parashtrojnë edhe ofertën e tyre ekonomike.

Në platformën programore “Shqipëria 2030,” Partia Socialiste premton se fundi i mandatit të tyre të katërt do ta gjejë Shqipërinë me pension minimal 200 euro, dyfishin e atij që është sot. Ndërsa me reformën e re, kjo parti synon rritjen e pensionit mesatar në 175 euro.

Jo vetëm tek pensionet, PS parashikon të ndalet në disa sektorë.

Me ambicien për rritje të qëndrueshme ekonomike në afro 4% gjatë këtij pesëvjeçari, me pritshmëritë për fluks turistësh e investimesh, qeveria në programin e saj premton pagë mesatare 1000 euro në vitin 2030, nga 850 euro që është aktualisht. Kurse paga mesatare në sektorin publik, nga 1000 euro, do të rritet në 1300 euro në vitin 2030.

Jashtë kësaj platforme nuk mbeten as taksat. Teksa sipas PS, biznesi i vogël do të vijojë të jetë i përjashtuar nga TVSH-ja dhe tatimi mbi fitimin.

Sektorët që preken në platformën e Partisë Socialiste janë edhe energjia, ujësjellësit, si dhe rimbursimi i ilaçeve.

Për energjinë, plani është që brenda 2030, vendi të jetë eksportues neto i energjisë, ndërsa do të shtohen parqet fotovoltaike dhe eolike. Tek uji, vijon premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë, ndërsa në një bilanc do të bëhet në shëndetësi për medikamentet sa ishin, sa janë dhe sa do të ulen çmimet e ilaçeve të rimbursueshme.

Përtej masave që janë marrë deri më tani, PS premton se më shumë vëmendje do të shkojë edhe në drejtim të bujqësisë, mbrojtjes, si dhe infrastrukturës në vend.

Me marrjen e një sërë reformash të tilla, socialistët synojnë tkurrjen me 2.8% të papunësisë në vend nga 8.8% që u mbyll viti 2024./kb

Të fundit

‘Ai përçau fiset, Haklajt i vrau shërbimi serb nga Berisha’/ Kallëzimi për Dosjen Tropoja

Dënoncimi i fundit i motrave Haklaj në SPAK për Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë tema e diskutimit në...

Prokuroria ngre aktakuzë për ministrin në Kosovë, për 2 vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për dy vepra penale për ministrin e zhvillimit Rajonal Fikrim Damka dhe për djalin e tij. Ata...

Rama:Brenda mandatit të 4 fusim vendin në BE, përfituesit më të mëdhenj të rinjtë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qarkun e Lezhës ku po bëhet prezantimi i kanddiatëve për deputet për këtë qark. Fjalën e tij, Rama, e nisi me...

Një qen, një kafe e pak buzëqeshje mbajnë larg doktorin

Trupi i njeriut ka aftësi të mahnitshme dhe karakteristika të admirueshme. Në jetën tonë të ngarkuar, nuk është kurrë shumë herët apo vonë për...

KPK e kishte shkarkuar në 2022, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja. Gjyqtarja u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku iu...

Lajme të tjera

Web TV