“Parada e modës” në Parlamanetin shqiptar dhe larja e xhamave të dielën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zonja që po e shihni duke pastruar, është Mette Frederiksen, Kryeministre e Danimarkës!

Ndryshe nga “parada e luksit” që jemi mësuar të shohim me politikanet shqiptare, ka satacioni i parë para Parlamentit janë sallonet e bukurisë dhe ‘lufta e markave’ mes llojit, Frederiksen ruan një stil modest.

Ajo është e njohur jetën private të thjeshtë, pa u ekspozuar shumë në media.

Shpesh ajo shihet duke kryer aktivitete të zakonshme familjare, duke bërë pazaret, pa shofer privat, pa security dhe larg luksit e ekstavagancës.

Ky stil i thjeshtë dhe modest është një pjesë e rëndësishme e imazhit të saj si udhëheqëse, e cila preferon të merret më shumë me çështjet e rëndësishme të politikës dhe të qeverisjes, sesa me paraqitjen e saj personale.

Por sa nga politikanet tona, e kalojnë të dielën duke pastruar në shtëpi, duke gatuar ushqim dhe i keni hasur te marketi i lagjes?!!

Në Shqipëri politikanët tanë, kanë pastruese, kanë kuzhinjere, kanë roje të shtepisë, kanë security privat, kanë shoferë me të cilët lëvizin privatisht, por jo vetëm kaq.

Mediat shqiptare i kanë atakuar shpesh këto shpenzime luksi por dhe lideri i opozitës Sali Berisha, ankohet shpesh se mezi qëndron në sallën plenare nga aroma e parfumeve që i  ‘çan hundët’ . Teksa i numëron çantat Guçi e Prada , ai llogarit dhe se sa shpenzojnë për qërpikët artificial!

Po ju i keni bërë ndonjëherë llogaritë sa shpenzojnë ministret që paguhen me taksat tuaja, në muaj?!/E.T

 

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV