Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës…dhëmbët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

I falin Ramës të dalë me hallate përjashta, të bëjë fushatë me tepsi dhe timon, të kriminalizojë politikën, duke e mbushur parlamentin dhe pushtetin lokal me kriminelë, t’i futen të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë në burg për korrupsion dhe ai të mos mbajë asnjë përgjegjësi, duke u justifikuar se përgjegjësia është personale dhe duke u mbrojtur se i kanë ngrënë kumbulla prapa kurrizit…, ashtu sikurse i tolerojnë dhe nuk kanë guxim t’i kërkojnë Berishës llogari për talljet që u ka bërë, për gënjeshtrat që lëshon mëngjes e mbrëmje sipas parimit ‘plakut mos i dëgjo vetëm p…’, për shkatërrimin që i ka bërë PD-së dhe në përgjithësi frymës opozitare në këtë vend, për halucinacionet që përhap pa kurrfarë filtri dhe kriteri…, ama kur vjen puna për te Basha, aty nuk të tolerojnë, të mblidhen të gjithë ‘namusqarët’ nga janë e nga s’janë e të mbushin mendjen se ajo që po bën Basha është vetëshkatërruese, se nuk bën kështu burri në këtë moshë, se nuk bëhet politikë me tallava dhe hip-pop, se Basha nuk po tregohet serioz etj., etj.

Pra, vijon sindroma e komunizmit, që sa më shumë t’i shtypësh, aq më shumë të duan dhe kur vjen për të sulmuar, lëshohen të gjithë si luanë tek ai që u duket më i dobëti, sepse me të tjerët nuk ua mban. Ndër shqiptarë kjo sjellje nuk quhet burrëri, por diçka tjetër, që për etikë s’po e përmend.

Janë po të njëjtët që nuk kanë folur asnjë fjalë për propozimet e Bashës për vetingun në politikë, duke filluar nga ai i pari, për mbështetje dhe amendamente konkrete për SPAK-un dhe drejtësinë, për heqjen e imunitetit të deputetëve, për listat e hapura 100% dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore, në të cilën vota e shqiptarëve të kishte të njëjtën peshë në të gjithë vendin etj.. propozime konkrete që jo vetëm nuk janë marrë në konsideratë, por edhe ata që e kritikojnë sot për këtë mënyrë të re komunikimi, kanë qenë shurdhëmemecë ndaj gjithçkaje.

Lexo edhe :  Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit!

Kjo sindrmomë e poshtër që i ka shoqëruar gjithmonë shqiptarët duhet neveritur, sepse kjo i ka marrë më qafë tërë kohën, duke i treguar dhëmbët më të dobëtit dhe kurrizin më të fortit./    S,M

Të fundit

VIDEO/ Pikachu në protestat për ndalimin e Imamoglu, ja pamjet që u bënë virale

Pikachu u bë virale në Turqi mbrëmjen e së enjtes, teksa personazhi më i njohur i serialit për fëmijë...

Manastirliu: Kredi me zero interes për 90 mësues, afati i aplikimit deri më 9 prill

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se edhe këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me...

Paralajmëron Endri Shabani: Disa politikanë do ikin me votë, të tjerët me pranga!

Përfaqësuesi i “Nisma Thurje” Endri Shabani prezantoi disa nga pikat që përmban programi për zgjedhjet e 11 majit, teksa nënvizoi punësim në sektorin publik,...

Depresioni pas lindjes: Si ndikon në zakonet e të ushqyerit të fëmijës

Deri në 25% e nënave të reja vuajnë nga depresioni pas lindjes , i cili mund të ndikojë ndjeshëm në sjelljen e tyre si...

TikTok mbyllet në celularë, cili do të jetë hapi i radhës!

Tik Tok, platforma më e njohur e rrjeteve sociale mes të rinjve nga dje nuk mund të hapet në rrjetet mobile në Shqipëri. Në një...

Lajme të tjera

Web TV