Sa shpesh duhet të bëjmë dush? Përgjigjet dermatologia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derisa shumë njerëz mund të tronditen nga ideja për të mos bërë dush çdo ditë, dushi më i rrallë mund të jetë më i mirë për lëkurën tonë.

Sipas mendimit dhe këshillës së dermatologes Mary Stevenson, në fund të fundit mund të mos kemi nevojë për një dush të përditshëm, raporton The Sun.

Stevenson pohon se shpeshtësia e dushit duhet të varet kryesisht nga një sërë faktorësh personal. Këta faktorë përfshijnë lëkurën tonë, moshën dhe nivelin e aktivitetit. Siç shpjegon ajo, shumica e njerëzve në përgjithësi duhet të bëjnë dush çdo dy deri në tre ditë, përcjellë Index.hr.

Përjashtim bëjnë vetëm ata njerëz që ushtrojnë çdo ditë në palestër ose merren me ndonjë aktivitet tjetër fizik që çon në djersitje të shtuar. Sipas ekspertes, ata duhet të bëjnë dush pas çdo seance stërvitore. Sa kohë bëjmë dush është gjithashtu e rëndësishme.

“Ne nuk duhet të bëjmë dush për një kohë shumë të gjatë sepse mund të prishë yndyrën dhe lëkurën sonë dhe kështu të çojë në lëkurë të thatë, irritime të caktuara dhe ndonjëherë edhe skuqje. Unë i këshilloj të gjithëve që një dush të mos zgjasë më shumë se tre minuta”, shpjegon Stevenson./    S,M

Të fundit

U bëre komunist

Edison Ypi U bëre komunist nga Giorgio Gaber (përshtatur) U bëre komunist sepse u linde në Tepelenë. U bëre komunist sepse gjyshi,...

‘Krimet zgjedhore’/ Çollaku: Gjysma e pjesëtarëve të dosjes 184, kandidatë për deputet

Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar SPAK-un për mosveprim ndaj krimeve zgjedhore, duke theksuar se dosjet e bujshme si 184 dhe 339 përmbajnë emra të...

“Ky krimb s’na bën dot për klloun!”/ Zbardhen përgjimet e organizatës së Armando Pacani

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

66-vjeçarja në Gjermani sjell në jetë fëmijën e dhjetë

Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman solli në jetë fëmijën e saj të dhjetër. Alexandra Hildebrandt, kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin...

BE “zgjidh qesen”, Shqipëria merr këstin e parë nga plani i rritjes për rajonin

Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”, Shqipëria dhe...

Lajme të tjera

Web TV