Ilir Meta feston ditëlindjen e 56-të pas hekurave, e uron Haxhinasto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë feston ditëlindjen e 56-të.

Kreu i Partisë së Lirisë është uruar përmes një postimi në Facebook nga ish-ministri i Transporteve dhe bashkëpunëtori i tij që nga koha e LSI, Edmond Haxhinasto.

“Gëzuar Ditëlindjen Ilir Metaj, dhe sa më shpejt në liri, lider i guximshëm e patriot, i paepur e vizionar, bashkëluftëtar i hershëm për ta bërë Shqipërinë Evropiane dhe shqiptarët të mirëqenë”, shkruan Haxhinasto përbri një fotoje të vjetër të të dyve.

Meta u arrestua më 21 tetor 2024, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimet për “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë”.

SPAK thekson se Meta dhe bashkëshortja e tij “në bashkëpunim mes tyre, por edhe me funksionarë të tjerë publikë, janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale”.

Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura.

Tre vjet më vonë u hap një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara. Dy dosjet, më pas, u shkrinë në një të vetme më 2024.

Prokuroria e Posaçme thotë se Meta në cilësinë e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, “ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e përzgjedhjes së kompanisë DIA për të mbledhur borxhet e ÇEZ, edhe pse ajo nuk i përmbushte kriteret ligjore e profesionale”.

Në dosje po ashtu thuhet se Meta si kryetar Kuvendi, dhe bashkëshortja e tij si deputete, në vitin 2014 kanë përdorur ndikimin e tyre për të futur në tregun e fibrave optike një kompani dhe kanë përfituar më pas përqindje nga fitimet e kompanisë./    S,M

Të fundit

Kur lindën zjarrfikësit? Në Romën e lashtë

Ishte perandori August, në vitin 22 p.e.s., ai që formoi kontingjentin e parë publik të zjarrfikësve; më parë kishte...

Apeli i GJKKO nuk e ndryshon vendimin/ Pasuritë e Arben Ahmetajt mbeten të sekuestruara

Gjykata e Apelit në GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, ish-zv.kryeministrit të Shqipërisë, i cili vijon të...

Sulmi izraelit godet ndërtesë banimi në Teheran/ 60 të vrarë mes tyre 20 fëmijë

Rreth gjashtëdhjetë persona kanë humbur jetën pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, sipas një gazetari të medias shtetërore iraniane. Televizioni iranian...

Françeska Murati, rrëfim personal/ Si është të rritesh e paragjykuar në një vend të huaj?

Françeska Murati ishte e ftuar në emisionin “Piter Pan”, përballë kureshtarëve të vegjël ku tregoi për fëmijërinë e saj në Londër. Me zërin që...

Presidenti Barack Obama i buzëqeshur në skenë, me dorën e djathtë të shtrirë nga publikut

Nga Tressie McMillan Cottom Për ata që i kushtojnë vëmendje dhe që shqetësohen sadopak për dinjitetin njerëzor, kaosi politik dhe paqëndrueshmëria sociale e administratës Trump...

Lajme të tjera

Web TV