Dash Shehi “shuplakë” Ramës e Bashës/ Keni degraduar politikën, jeni bërë si Big Brother!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, z. Dashamir Shehi, ka reaguar ashpër lidhur me videot e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Në ‘Ditari i Pasdites’ , Shehi tha se Rama dhe Basha kanë harruar të bëjnë politikë, por e kanë mendjen te klikimet.

Ai shtoi se nuk do e lejonte veten të binte në këto nivele që sipas tij janë vulgare, pasi vlerëson se politikani gjykohet për punët e shtetit dhe jo për gallatë e degradim.

Shehi shkoi edhe më tej kur tha se gallatat Rama-Basha ia kanë kaluar edhe vulgaritetit në TikTok e ‘Big Brother’ dhe sipas tij, po edukojnë keq brezin e ri.

“Basha këto që po bën dyshoj se po i bën nga vëmendja që merr. Unë nuk do e bëja kurrë. Ne gjykohemi këtu për punën e shtetit, jo për meme.

Të dy, ky dhe ai tjetri që është kryeministër e kanë degraduar politikën në këto lloj nivele, unë sdo e bëja kurrë as për një milionë klikime të bija në këtë nivel gallate.

Kot i bien në qafë rinisë së Big Brother dhe Tik Tok. Këto i edukojnë rininë me këtu që bëjnë. Policia jonë në fakt është dramatike dhe tragjike. Unë s’jam kundër që ata ta pranojnë sensin e humorit. Por jo në këto lloj nivelesh”, tha Shehi./E.T

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV