Lleshaj: Ka disa parcela të vogla kanabisi, por jo rikthim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se çështja e kultivimit  të kanabisit është çrrënjosur një herë  e mirë në Shqipëri. I pyetur nga gazetari Qafoku nëse  ishte i vërtetë informacioni se ishin zbuluar parcela kanabisi në Përmet dhe Vlorë, ministri e mohoi. Sipas tij, janë zbuluar disa parcela të vogla por ky nuk është rikthim.

Është e vërtetë që ditët e fundit janë zbuluar dy parcela me kanabis në Përmet dhe në Vlorë?

“Nuk kam dijeni, sigurisht që ka rëndom, ka raste që policia kap sasira të vogla, ka gjithmonë në ulje. Ky vit ka shënuar ulje akoma të rëndësishme. Duhet të keni parasysh që kanabis në sasi të vogla kultivohet edhe në Londër. Nuk është fjala që këtu e kemi zeruar ne çdo tentativë kultivimi por e kemi ulur. Raste sporadike ka, sigurisht që ka dhe përpjekja e Policisë së Shtetit për ta kontrolluar territorin në mënyrë rigoroze dhe për të goditur çdo rast vazhdon edhe sot. Tentativat tani janë të izoluara, në sipërfaqe shumë të vogla dhe në territore shumë të largëta. Kjo tregon se mbijetesa e këtij fenomeni në Shqipëri tashmë është e pamundur.”

Të fundit

Shkencëtarët kinezë krijojnë bletën e parë robotike, një “spiune” që do të përdoret për…

Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë të Pekinit vendosën një kontrollues në trurin e bletëve për t’i shndërruar me sukses...

Trefishohet numri i pensionistëve italianë/ Shqipëria destinacioni i preferuar

Emigracioni i pensionistëve italianë gjatë viteve të fundit po bëhet gjithnjë e më i dukshëm si trend, me Shqipërinë që po shfaqet si një...

Hyri për të vjedhur një banesë, policia arreston në flagrancë 43-vjeçarin në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka parandaluar vjedhjen e dytë në banesë gjatë 24 orëve të fundit, duke vënë në pranga një 43-vjeçar. Pas njoftimit se...

Tropojë/ Nëna e tre fëmijëve e zhdukur prej një jave, hetohet edhe krimi në familje!

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe...

BE jep 15 mln euro për Forcat e Armatosura! Gonzato: Shqipëria partner i qëndrueshëm

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka quajtur Shqipërinë një “partner të afërt dhe të qëndrueshëm” për politikën e jashtme dhe sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV