Sa do zgjasin reshjet e shiut? Meteorologia bën parashikimin:Qarqet më të prekura janë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo javë e fundit e Marsit ka nisur me reshje shiu. Për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se shiu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa temperaturat do të jenë të larta.

Sa i përket intensitetit të reshjeve Gjoni tha se nesër do të kemi një ulje të reshjeve të shiut, megjithatë kjo do të zgjasë shumë pak.

“Të enjten do të rikthehen sërish reshjet me intensitet mesatar. Qarqet më të prekura janë Vlora dhe Gjirokastra, ku dhe do të shoqërohen me shtrëngata”, tha Gjoni.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat bregedetare 12 -16 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 11 – 17 gradë celcius;

Në zonat malore 6 – 12 gradë celcius.

Gjoni nënvizoi gjithashtu se të premten kryesisht në veri dhe lindje, 1000 metra mbi nivelin e detit do të kemi reshje dëbore me intensitet të ulët, teksa theksoi se do të kemi një rënie të temperaturave me 2 gradë, por jo ulje drastike.

Sipas parashikimeve reshjet do të jenë të pranishme edhe gjatë muajit prill./   S,M

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV