Divorci me Jennifer Lopez, Ben Affleck e thotë “troç”: Ishte e turpshme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishte padyshim më e bujshmja. Gjatë një bisede të sinqertë me britanikun GQ, Affleck ka hedhur pak dritë mbi prishjen e martesës së tij me Lopez dhe marrëdhënien me gruan e parë, Jennifer Garner.

Çifti Lopez dhe Affleck u ndanë Gushtin e vitit të kaluar, pas një kërkese për divorc nga aktorja. 52-vjeçari ka thënë për mediat e huaja se në marrëdhënien e tyre nuk kishte asnjë skandal, “telenovelë” apo intrigë që të kishte shkaktuar ndarjen.

Gjatë intervistës ai nuk u ndal shumë tek ndarja e tij me Lopez, por një frazë mjaftoi që të nënkuptohej gjithçka.

 

“Arsyeja që nuk duaj ta është thjesht sepse është e turpshme”, tha ai.

Affleck u ndal dhe tek raporti i tij me gruan e parë, Jennifer Garner.

“Jam vërtet i lumtur që kam njohur në jetë një grua si ajo. Jennifer Garner është një partnere he një nënë e mrekullueshme.”

Megjithëse kohët e fundit janë parë shpesh të dalin bashkë në publik, mediat e huaja thonë se Garner ka “frikë” që të dashurohet përsëri me aktorin. Gjithçka është një çështje besimi.

Historia e dashurisë së Affleck dhe Lopez filloi për herë të parë në vitin 2002 kur ata u takuan gjatë xhirimeve të filmit Jersey Girl.

Ata u fejuan vitin e ardhshëm, por u ndanë në vitin 2004. Rrugët e tyre u bashkuan në Korrik 2021, duke u martuar vetëm një vit më vonë./K.K

Të fundit

E la jashtë listës/ Braçe i ankohet Ramës: Shikoje njëherë edhe Instagramin tim mo burrë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në shtabin elektoral në Tiranë, konkretisht të zonës së Pallatit me Shigjeta. Aty,...

Capello veçon vetëm dy lojtarë tek Milani: “Do të shisja gjithë skuadrën”

Tre vite më parë, në rrugët e Lombardisë ishte një gëzim i pakufizuar, teksa Milan festoi titullin e 19-të në Serie A. Më në...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 29 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Rama provokon opozitën në podkast/ Fton të rinjtë e FRPD-së: Nuk iu bën syri tërr

Kryeministri Edi Rama në episodin e radhës të podkastit “Flasim” ka ftuar të rinjtë e FRPD-së. Rama është shprehur se kjo është ndeshja e kthimit,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, do të shpalosë sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën do të kërkojë...

Lajme të tjera

Web TV