Unikkatili, deputeti i Republikës së video klipeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet: “Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…”

Në një vend ku politika dhe hip-hopi janë bërë më të pandashëm se birra me kikirikët, Rama dhe Basha, por edhe Berisha kanë zbuluar një armë të re në fushatë: Unikkatili.

Replikat me “video klipe” kanë në sfond muzikën e reperit të famshëm.

Por imagjinoni për një çast sa do ta ndihmonte këtë fushatë Unikkatili sikur të ndryshonte tekstet e këngëve të tij. Jo më “kujt ja fut me diss”, por:

“Ku është uji 24 orë o vlla, rubineti na la pjatat pa la…”

K’tu s’ka ujë n’çesme, po lot n’fytyrë /

Kadastra n’shtet, një tjetër mënxyrë /

Shqipni, po vdes me ikë, se andrra jeme s’je ti /

Jo se s’du vendin tem, po vendi jem s’ka kuptim pa drejtësi!”

Po sikur të dilte një klip ku Unikkatili pyet:

“Ku është karta e studentit?”

“Pse pensionisti shkon më shumë te banka sesa te doktori?”

“Pse t’mirët ikën, t’çuditshmit ngelen deputetë?”

“Pse ma leht hipotekën e merr në Dubai se në Durrës?”

Po nëse Unikkatili, do të këndonte me këtë tekst? Atëherë do të shihnim një fushatë elektorale model…

Sidoqoftë Unikkatili mbetet i vetmi që s’ka gënjyer: ai kurrë nuk ka premtuar gjë.

Pikërisht për këtë, e duan FANSAT.

Sepse s’të tradhton dot një njeri që kurrë s’të ka premtuar asgjë./   S,M

Të fundit

Si do të rrisë BE-ja sigurinë e brendshme

“Mjedisi ynë i sigurisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Kërcënimet e sotme janë të mëdha, globale dhe në rritje...

Rama ndan pamje nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës: Do të lehtësojë qarkullimin

Teksa ka ndarë pamje nga kantieri, kryeministri Rama shprehet se superstrada Tiranë-Durrës do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve dhe do t’i japë një...

Këmbimi valutor 2 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me 92.2 lekë. Ndërkohë...

Media gjermane: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan Silke Böttcher në të përditshmen gjermane “Merkur.de”. Me plazhet...

Makina doli nga rruga në Milot-Morinë, ndërron jetë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në aksin rrugor Milot-Morinë. Si pasojë ka  humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet. Një aksident...

Lajme të tjera

Web TV