Spiropali: Shqipëria, vendi që po ecën më shpejt me negociatat drejt BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj sot, në Forumin Parlamenti për Qytetarët, “Forcimi i Demokracisë Pjesëmarrëse dhe Përgjegjshmërisë Parlamentare”.

Spiropali u shpreh se “ka një sentencë të njohur në historinë politike që shpreh rëndësinë e ndërveprimit midis qeverisësve dhe të qeverisurve”. “Askush nuk mund ta qeverisë tjetrin, pa pasur konsensusin dhe bashkëpunimin e tij. Historia e demokracisë ka provuar se kjo nuk është vetëm një kërkesë pragmatiste, por një parim jetësor i funksionimit të sistemit demokratik”, theksoi kryetarja e Parlamentit.

“Nëse dimë të bashkëpunojmë me publikun dhe qytetarët nuk dështojmë kurrë. Është kjo arsyeja pse kam ndjekur dhe ndjek me vëmendje veprimtarinë e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, sidomos ato që kanë lidhje me demokracinë pjesëmarrëse. E vlerësoj këtë organizim, përpjekjet tuaja për të ndërtuar një platformë për komunikimin dhe bashkëpunimin mes Kuvendit dhe qytetarëve duke synuar që kjo të shndërrohet në një praktikë të re periodike, pjesë integrale e ushtrimit të funksioneve dhe detyrave të Kuvendit të Shqipërisë”, pohoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, theksoi se nisma e këtij instituti ka shtuar informacionin mbi veprimtarinë parlamentare për qytetarët, shoqërinë civile dhe median. “Ka rritur aksesin dhe mundësinë praktike për të ndikuar dhe kontribuar në veprimtarinë e Kuvendit, sidomos të komisioneve parlamentare për të ndërtuar një proces legjislativ dhe ushtruar kontrollin parlamentar që u përgjigjet drejtpërdrejtë sfidave reale të qytetarëve dhe komuniteteve.

 

 

Shqipëria ndodhet përpara portave të Bashkimit Evropian dhe është vendi kandidat që ecën më shpejt më vendosmërisht dhe qartësisht drejt familjes evropiane me ambicien që të mbyllur negociatat teknike brenda vitit 2027 dhe të bëhet anëtar me të drejta të plota në BE brenda 2030”, tha Spiropali./   S,M

Të fundit

“Luli në botën e çudirave”/ Hap thesin me gënjeshtra

Lul Basha ka hapur përsëri thesin e gënjeshtrave të humbësit serial, këtë radhë me qytetarët me të cilët zhvilloi...

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, pamjet bëjnë xhiron në rrjetet sociale

Në vazhdën e ngjarjeve të shumta që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga...

Kur vijnë Plakat e Prillit?/Meteorologu: Pas tyre do të ketë ‘shpërthim’ të temperaturave

Java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve. Në zonat e thella malore, pritet rikthimi i reshjeve të...

Po tentonte t’i arratisej policisë, reperi i njohur humb jetën në aksident

Reperi i njohur, Young Scooter, 39 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta. Sipas autoriteteve,...

“Berisha dhe Rama po shëndrrohen në influencer”/ Çfarë po e shqetëson Ori Nebiajn

Deputetja e Partisë Demokratike Ori Nebijaj e cila u tërhoq nga gara e 11 Majit pasi mësoi se ishte caktuar në listën e hapur...

Lajme të tjera

Web TV