Zbulohet fabrika e lëndëve narkotike sa një fushë futbolli, arrestohen 3 shqiptarët (emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre kultivues shqiptar janë arrestuar pasi policia gjeti një fermë në madhësinë e një fushe futbolli me lëndë narkotik, vlera e së cilës arrin deri në 820 mijë paund. Ferma e kanabisit u pikas rastësisht nga një oficer policie i cili ndjeu erën e lëndës narkotike gjatë patrullimit.

Martin Jobling ishte duke patrulluar gjatë Shën Valentinit në Gateshead, kur ai vuri re një erë të fortë kanabisi që vinte nga ‘Team Valley Trading Estate’.

Ai kontaktoi me eprorin e tij, Warren Sturrock dhe së bashku ata hynë në ambient, ku dhe gjetën tre shqiptarët, Fatbardh Selimi, 42 vjeç, Fatlum Alija, 27 vjeç dhe Agim Isufi, 19 vjeç.

Besohet se kultivuesit e kanabisit kishin jetuar në magazinën ku ishte vendosur ferma.

Policia e Northumbria çmontoi fermën e kanabisit që përmbante gati 2,000 bimë plotësisht të pjekura me vlerë 820,000 £.

 

Kryeinspektori Jamie Pitt, tha: ‘Konfiskimi i kësaj ferme kanabisi ka shkaktuar përçarje të konsiderueshme dhe humbje financiare për atë që ishte qartë puna e një grupi të krimit të organizuar dhe kjo është për shkak të punës së palodhur dhe profesionalizmit të ekipit policor të lagjes.”

Selimi, Alija dhe Isufi u paraqitën në “Newcastle Crown Court” të mërkurën dhe u burgosën pasi pranuan akuzën për prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B./Burmi: Daily Mail

Të fundit

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e...

Lajme të tjera

Web TV