I dënuar për grabitje, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu Dozza në Bolonja të Italisë.

I riu shqiptar, i dënuar për grabitje, kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, që iu lejon të burgosurve të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative.

Sipas mediave italiane, gjatë transferimit nga godina ku qëndronte, 34-vjeçari dyshohet se ka përfituar nga një derë e hapur për t’u arratisur nga burgu, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Kërkimi vijon dhe policia e burgjeve ka publikuar fotot dhe të dhënat personale të të burgosurit të arratisur.

Seksioni për të burgosurit gjysmë të lirë është brenda oborrit të Dozza-s, por është i ndarë nga ndërtesa ku ndodhet burgu aktual./k.k

Të fundit

A ekziston ‘dieta e përkryer’ për një plakje të shëndetshme?

Sipas një studimi të ri, të ushqyerit shëndetshëm në moshën e mesme është thelbësor për një plakje të mirë....

Pse Rusia u përjashtua nga tarifat e reja të Trump

Presidenti Donald Trump njoftoi planet për tarifa gjithëpërfshirëse reciproke të mërkurën, duke thënë se “vendi ynë është plaçkitur dhe përdhunuar” nga kombe të tjera. Nga...

Nga bananet tek patatet, njihuni me ushqimet e shëndetshme

Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut. Mënyra se si stomaku përballet me një ushqim...

“Lufta është për gjeoekonominë”/ Nura: Tarifat e Trump, tërmet për botën perëndimore

Analisti Artur Nura thotë se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump janë si një tërmet për botën perëndimore. Në emisionin “Real Story” në...

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton 5 vendime të rëndësishme, mes tyre për pensionistët

Sot është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku janë marrë një sërë vendimesh të cilat i vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë,...

Lajme të tjera

Web TV