Depoja e re e ilaçeve/Rama: Deri dje barnat shiteshin në farmaci sa frëngu pulën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një depo farmaceutike ilaçesh, ku theksoi se barnat tashmë do të ruhen brenda standardeve evropiane.

Rama deklaroi se nëse deri dje, ilaçet shiteshin nëpër farmaci pranë QSUT sa frëngu pulën, sot barnat janë në një depo të standardeve më të mira.

Deri dje pa asnjë sistem e garanci për barnat, që mungonin në spital dhe shiteshin sa “frëngu pulën” farmacive të mbira si kërpudhat rrotull QSUT, ndërsa sot me një depo moderne barnash të standardeve evropiane, që garanton sistemin e furnizimit, sigurinë e medikamenteve, transparencën e konsumit të tyre për pacientët e QSUT”, shkruan Rama në postimin e tij.

Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se përpos se depoja farmaceutike në fjalë ka standardet më të mira që mund të ekzistojnë, po ashtu është rritur edhe buxheti për barnat.

Ogerta Manastirliu: Është rritur buxheti për barnat. Janë 40 milionë euro që janë në dispozicion për barnat. Kemi rritur 3 herë numrin e barnave dhe buxhetin e kemi shtuar. Ky është një investim shumë i mirë. Brenda strukturës janë edhe zyrat e personelit infermieror. Kemi vetëm një derë dhe kështu edhe kontrolli rritet më shumë. Këtu kemi magazinën e barnave ku furnizimet janë kryer dhe ndarja është sipas kategorive. Ashensorët janë funksionalë për peshat e mëdha. Shqiptarët më herët ishin detyruar që të blenë barna në farmaci sikur të ishin furra. Kemi bërë strukturë evropiane. Gjithçka është sipas kushteve më të mira.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV