Analisti sfidon Bashën: Trego me emra kush janë oligarkët ose ul kokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Neritan Sejamini ka sfiduar publikisht kryeopozitarin Lulzim Basha që të dalë dhe të tregojë kush janë oligarkët në Shqipëri. Në një komunikim me gazetarët, Rama mohoi akuzat për ngritjen e një sistemi oligarkik në vend, ndërkohë që opozita pretendon për një të tillë.

Por tani që kryeministri mohon se në Shqipëri ka oligarkë, Sejamini kërkon nga Basha që të flasë me emra ose të ulë kokën dhe të pranojë deklaratat e Ramës.

“Rama shpjegoi, sot, se çfarë janë oligarkët dhe, mbi këtë bazë, argumentoi se në Shqipëri nuk ka asnjë të tillë. Opozita thotë se në Shqipëri ka oligarkë, prandaj është koha që opozita të shpjegojë kush janë oligarkët dhe pse ajo mendon se ata janë oligarkë. Nëse ajo nuk (gjen kurajë) për ta bërë këtë, duhet të mos flasë për oligarkë, por të ulë kokën e të pranojë atë që thotë Rama dhe të mos e akuzojë më Ramën për ndarje parash me oligarkët”, shkruan Sejamini.

Neritan Sejamini ka qenë në të kaluarën këshilltar i Lulzim Bashës.

Të fundit

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK,...

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por cila është origjina e vërtetë...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Kush po e “vret” drejtësinë e re ?

Nga ARTUR AJAZI Drejtësia e re, e ka nisur udhën e saj 5 vite më parë. E nisi mbarë, pasi SHBA dhe BE, i vuri...

Lajme të tjera

Web TV