Presidenti Meta bën urimin e tij: “Nga 1 Janari duhet…”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta,  nëpërmjet një videoje të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2020.

Meta është shprehur se zhgënjimet që po lemë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familje shqiptare.

Mesazh urimi i Presidentit Meta:

Të dashur motra e vëllezër shqiptarë,

Në këtë festë tradicionale të ndërrimit të viteve, të bashkimit dhe solidaritetit njerëzor e shpirtëror pranë vatrave të ngrohta familjare, të takimit me të dashurit e zemrës dhe miqtë tuaj në tryezat e gëzimit, shpresave dhe ëndrrave të reja, kam kënaqësinë t’i bashkohem urimit të përzemërt:

GËZUAR VITIN E RI 2020!

Qoftë një vit i mbarë dhe i begatë, i mbushur me lumturi, dashuri dhe paqe në çdo familje, në shoqërinë dhe në Shqipërinë tonë të dashur!

Zhgënjimet që po lemë pas me vitin e vjetër, le të na ndihmojnë për një reflektim të thellë e të sinqertë në mënyrë që viti 2020 të jetë viti i realizimit të shpresave dhe ëndrrave të çdo shqiptari dhe familje shqiptare, por edhe viti që e afron Shqipërinë me familjen evropiane dhe standardet e saj!

Çdo shqiptar i ndershëm dhe punëtor kërkon më shumë shpresë dhe meriton mirëqenie, por edhe ndihmë, përkrahje e mbështetje, për të ndërtuar një jetë të denjë dhe një të ardhme të sigurt në Atdheun tonë.

Secili prej jush meriton më shumë pozitivitet, një Shqipëri më të drejtë, më të dashur, më të dhembshur dhe më njerëzore.

Dhe kjo në radhë të parë kërkon një Shqipëri përfshirëse dhe më të bashkuar, e udhëhequr gjithmonë nga interesi kombëtar dhe publik.

Lexo edhe :  Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedurat për pagimin e tarifës së licencimit

Solidariteti mbarëkombëtar që treguam pas tërmetit tragjik, është një themel i fortë dhe i qëndrueshëm, që na frymëzon të gjithëve dhe na jep besim për sfidat që na presin!

Sot ne shkëmbejmë urimet më të mira për Vitin e Ri, por nga 1 janari duhet të mendojmë dhe të punojmë më shumë, të gjithë së bashku, për t’i dhënë dritë dhe shpresë të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë në Atdheun tonë!

E ardhmja është në dorën e secilit prej nesh dhe të bashkuar  do t’ia dalim!

Numërimi mbrapsht ka filluar!

Le të jetë 2020 viti i ndryshimit të madh!

GËZUAR NË ÇDO VATËR SHQIPTARE!

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE KOMBIN SHQIPTAR!/Fjala.al

GËZUAR VITIN E RI 2020!??

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 31. Dezember 2019

Të fundit

Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një...

PD kërkon dorëheqjen e Klotilda Bushkës si kryetare e Komisionit të Ligjeve

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e deputetes së PS-së pasi u mor nën hetim lidhur me akuzat për asgjësim provash lidhur me dosjen e...

Zgjedhjet parlamentare/ Sondazhi: Gjermanët s’kanë të parë ekonominë, por emigrantët

Gjatë zgjedhjeve të BE-së, gati gjysma e gjermanëve patën cituar emigracionin si shqetësimin kryesor që do të influenconte votën e tyre, e duket se...

Si të trajtoni dhimbjet menstruale! Ja çfarë mund të konsumoni në vend të qetësuesve

Në vend të qetësuesve, mund të konsumoni çokollatë për të shmangur dhimbjet nga menstruacionet. Sipas një studimi të publikuar në revistën European Journal of Integrative...

Gjyqi për “Gërdecin”/ Mediu: Pretendojnë se rrita kalibrat e municioneve

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO ku u zhvillua seanca për dosjen Gërdeci, u shpreh se pretendohet se ai, gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV