Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 172 viktima nga koronavirusi.
Autoritetet italiane shprehen se situate është duke u përmirësuar çdo ditë.
2.432 pacientë kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 1000 të tjerë vazhdojnë të jenë të shtruar në repartin intensive.
Vazhdojnë të jenë aktivë me Covid-19, 81.266 persona. Ndërsa numri total i të infektuarve, që prej shpërthimit të pandemisë, është 221.216.