Debati për oligarkët, PD i përgjigjet Ramës: Vendimet që të kanë bërë ndër më të pasurit në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike i është përgjigjur nëpërmjet Enkelejd Alibeajt deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në Shqipëri nuk ka oligarkë.

“Sa i kalbur duhet tē jetē Edi Rama qē tē arrijē deri atje sa tē thotē se e zeza nuk ēshtē e zezē, se nē Shqipēri nuk paska oligarkē?!”, pyet Alibeaj.

“Njeriu qē e nis ditēn duke bērē llogari sesa do tē vjedhē me oligarkun e karburanteve, sa leje ndērtimi do tē japē pēr oligarkun e ndērtimeve, sa do tē pērfitojē nga shembja e Teatrit dhe ngritja e kullave, sa taksa do t’i heqē oligarkut tē kudogjendur e kēshtu me radhē me çdo pasuri qē ia ka falur njē grushti oligarkēsh, bēn çdo gjē pēr tē mashtruar shqiptarēt qē i rropi nga taksat pēr 7 vjet dhe tani i ka braktisur pa asnjē qindarkē ndihmē”, shkruan ish-deputeti demokrat.

Më tej, Alibeaj rendit “disa vendime të qepura për oligarkët”, që, sipas tij, e kanë bërë Edi Ramën një ndër njerëzit më të pasur në Europë.

“• Ligjin e Korporatēs sē Investimeve pēr tē shtetēzuar tokēn dhe pēr t’ua dhēnē privatēve pēr ndērtim ia diktoi njē oligark.

  • Ligjin e Investitorit Strategjik pēr t’u falur tokat nē bregdet privatēve e bēri sipas porosisē sē njē okigarku.
  • Dhēnien me Koncesion tē rrugēve ia diktoi njē oligark tjetēr.
  • Unazēn e Re me 20 milionē euro kilometrin e bēri nē favor tē oligarkēve.
  • Koncesionet nē shēndetēsi ua shpērndau okigarkēve

Ramavirusi êshtê kryetari dhe ideologu i njê pakice qê hiqen si sipērmarrēs, por qê nuk prodhojnē. Puna e tyre e pērditshme ēshtē biznesi me qeverinê pēr tē zhvatur e varfēruar shqiptarēt dhe Shqipērinē.

Ramavirusi ēshtē ai qê parlamentin e ktheu nê noter tê ligjeve me emêr oligarku dhe zyrat e oligarkēve i shndērroi nê Ministri Financash, Ekonomie, Energjitike dhe Infrastrukture.

Lexo edhe :  Mandatet parlamentare, si përfaqësohen 12 qarqet në Kuvend dhe harta e re elektorale

Gjithçka nē qeverisjen e Edi Ramēs ēshtē pēr oligarkēt. Asgjē pēr qytetarēt. Pandemia e provoi kētē sērish, prandaj na duhet ta largojmē kryeministrin e oligarkēve dhe tē varfērisē sē shqiptarēve. E kemi pēr detyrē historike tē rikthejmē shpresēn dhe tē vlerēsojmē konkurencēn e lirē, tregun e lirē, ndershmêrinê nê vend tê oligarkisê.”

Të fundit

Tjetër rekord në Japoni, një peshk shitet për 1.2 milionë euro

Një peshk ton me peshë 276 kilogramë u shit në ankandin e parë të vitit në Tokio për 207...

Berisha sot në SPAK, PD “rrethon” godinën

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’. Kjo...

Zbulohet dokumenti për abuzimet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së

Niveli i lartë i korrupsionit është një ndër problematikat kryesore të qeverisjes në këto 34 vite të tranzicionit shqiptar, por rrënjët e këtij fenomeni,...

Luhaten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 6 Janar 2025

Sot, më 6 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet 95.3 lekë. Euro sot blihet me 97.4 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV