Gazetares s’i plas për njerëzit, del sërish e zhveshur para Kryeministrisë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me gjithë kritikat që mori pasi doli e veshur vetëm me bikini përpara kryeministrisë, punonjësja e televizionit Klan, nuk ka hequr dorë sërish zhveshur, ndërsa raportonte live në emisionin “Aldo Morning Show”.

“Unë vërtet jetoj me njerëzit, por nuk jetoj për ata,”– tha para se të hiqte bluzën.

“Zemër nuk ndikohem asnjëherë unë,”– shtoi reporterja duke iu drejtuar moderatorit të emisionit, Aldon Lipe.

Ajo është identifikuar si Griselda Katirai dhe është një aktore e re.

Për herë të parë Katirai doli ditën e djeshme me bikini të zeza në televizion.

Ajo mbante veshur sipër një triko të verdhë të gjatë, duke vënë në pah të gjitha linjat trupore.

Kush është Griselda?

Mësohet se ajo është aktore e re. Ajo ka marrë pjesë në disa produksione filmike me metrash të shkurtër, por që nuk ka bërë bujë në tregun e filmit shqiptar.

Duket që me ‘gjetjen’ e re, ajo tashmë është në ‘gojën’ e gjithë portaleve dhe rrjeteve sociale.

Në profilin e saj të Instagram, aktorja që aktualisht punon si reporterë në emisionin e mëngjesit, ka publikuar mjaft foto dhe video provokuese.

Ky bien në sy fotot me bikini pranë Rektoratit në Tiranë, po ashtu dhe fotot me armë, me gjasa gjatë seteve të xhirimit.

Aktorja e re, duket se nuk e ka problem të eksperimentojë dhe të tregojë anën e saj ndryshe, teksa gjatë muajve të fundit ajo ka qethur kokën zero, madje fotot dhe video me kokën si ‘vezë’ nuk ka nguruar t’i publikojë në rrjetet sociale.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV