Zbardhet raporti i OFL-së/Ja pasuritë e vëllezërve Cafi dhe Lici në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Identifikohen disa nga pasuritë në Shkodër, që OFL-ja kërkon të sekuestrojë. Cafët me të pasur. Licët me të varfër nga ana ekonomike

Pjesëtarët e dy grupeve kriminale në Shkodër, janë vendosur në sitë nga Operacioni Forca e Ligjit për të deklaruar pasurinë e tyre. Bëhet fjalë për vëllezërit Lici dhe Cafi në Shkodër, të cilët janë edhe me precedentë penalë, kryesisht në fushën e trafiqeve, gjobëvënies dhe vrasjeve.

Sipas një raporti të policisë së Shtetit, që bën fjalë për të kaluarën kriminale të vëllezërve Bledar dhe Gëzim Cafi në Shkodër, që të dy objekt i hetimit nga OFL-ja.

Në këtë raport thuhet se dy vëllezërit Cafi ose ndryshe Bokrri, janë të dënuar jashtë dhe brenda vendit.

Por kjo nuk i ka penguar ata të ngrenë biznese në qytetin e Shkodrës. Sipas këtij raporti, Bledar Cafi ose Bokrri, i arrestuar në Francë dhe ekstraduar në Shqipëri si pjesëmarës në një vrasje rezulton të ketë ngritur biznese në Shqipëri, si Bar-Kafe, një kompani peshkimi në lumin Buna dhe një njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë në Shkodër.

Sipas raportit të policisë njësia tregtare është hapur në datën 6 prill 2018 në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.

Objekti i kësaj njësie  tregtare është “Tregtim i artikujve ushqimorë me shumicë dhe pakicë”. Ndërkohë që një biznes tjetër në emër të Bledar Cafit është zbuluar në Shkodër dhe bën fjalë për tregtinë e peshkut.

Cafi zotëron 45 për qind të aksioneve në kompaninë e peshkimit “Dajlani” në Shkodër. Rezulton se kjo kompani është themeluar në 10 dhjetor 2001 nga Remzi Galica, Rrok Ndoja dhe Zija Puka.

Objekti i kësaj kompanie është zënie dhe tregti të peshkut në ujrat e liqenit të Shkodrës dhe në lumin Buna. Raporti thekson se tre personat e mësipërm disa vite më vonë ia shesin kompaninë e peshkimit biznesmenit Ilir Mehmetaj. Ky i fundit një vit pasi është bërë pronar i kompanisë, në shtator 2006 vendos ti shesë kompaninë Dajlani, Bledar Cafit. Cafi ka blerë 45 për qind të kësaj kompanie, ndërsa 40 për qind ka blerë Alban Xhaka dhe Behan Dragovoja, ka blerë 15 për qind të aksioneve.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane reagon për zgjedhjet, kjo ishte zhytja finale për Berishën

Në kontratën e lidhur në Shkodër në 21 gusht 2006 përpara noteres Genciana Shkreli, nuk qartësohet asnjë shumë financiare se sa është vlera financiar me të cilën u ble kjo kompani peshkimi.

Ndërkohë nga verifikimet e kryera rezulton se vëllai tjetër i Bledar Cafit, Gëzim Cafi, i dënuar për akuzën e “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen të kryer në bashkepunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, nuk ka asnjë pasuri në emër të tij. Pasuria e tij është në emër të bashkëshortes Violeta Cafi.

Në emër të kësaj të fundit është i rregjistruar një biznes, Bar-Restorant dhe Hotel në zonën Rrethina në Shkodër. Hoteli sipas burimeve quhet “Zues”. Ndërsa mësohet se në emër të njërit prej djemve të Gëzim Cafit, ndodhet një biznes Bar-Kafe dhe shezllone me qëra në bregdetin e Velipojës në Pulaj.

Ky biznes momentalisht ndodhet me status të ç’regjistruar. Ndërkohë raporti policor nuk ka gjetur shumë të dhëna për sa i përket pasurisë së vëllezërve Ibrahim Lici dhe Muhamed Lici. Ibrahim Lici, ndodhet në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër.

Ndërsa vëllai i tij Muhamed Lici është dënuar me disa vite burg dhe tashmë i liruar për akuzën e gjobëvënies ndaj tregtarëve të tregut Zdrale në Shkodër. Të dy vëllezërit nuk gëzojnë pasuri veç një automjeti dhe banesës së babait të tyre, Mustafa Lici.

Të fundit

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”, ndërsa është duke u zhvilluar...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Lajme të tjera

Web TV