Formula 1/ Kreu i “Mercedes”-it, Volf, flet për largimin e Fetelit nga “Ferrari”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i skuadrës rivale të Ferrarit, “Mercedes”-it, ka folur për futjen e gjermanit Sebastian Fetel në tregun e pilotëve. Një largim që duhet marrë në konsideratë, madje edhe nga rivalët. Kështu e cilëson kreu i “Mercedes”-it, Toto Volf, vendimin e “Ferrari”-t për të mos rinovuar me 4 herë “kampionin e botës”, Sebastian Fetel. Madje Volfi thotë se edhe “Mercedes”-i duhet ta marrë në konsideratë largimin e gjermanit nga “Ferrari”, kur të vendosë për përbërjen e pilotëve të skuadrës në të ardhmen.

Toto Volfi thotë se “Mercedes”-i duhet ta marrë në konsideratë largimin e Sebastian Fetelit nga “Ferrari” kur të vendosë për përbërjen e pilotëve të skuadrës në të ardhmen. “Ferrari” bëri të ditur të martën në mëngjes se 4 herë “kampioni i botës”do të largohet në fund tëp 2020-ës, pasi të dyja palët vendosën të mos e rinovonin kontratën, për shkak të mosgjetjes së mirëkuptimit midis tyre.

Dhe largimi i Fetelit pritet të ketë ndikim të madh në merkaton e pilotëve për 2021-shin, duke mbërritur madje edhe “Mercedes”-i, aty ku të dy pilotëve, si kampionit në fuqi i botës, Ljuis Hemiltoni, ashtu edhe Valteri Botasit, u mbaron kontrata në fund të këtij viti. Dhe kreu i “Mercedes”-it deklaroi se, ndërkohë që skuadra gjermane i mbetet besnike pilotëve aktualë, ajo duhet të marrë në konsideratë pasojat e largimit të Fetelit nga Ferrari.

“Sebastiani është një pilot i madh, një personalitet dhe një thesar për çdo skuadër të Formulës 1, tha Volfi, duke shtuar: “Kur hedh vështrimin drejt së ardhmes, konsiderata jonë ndalet së pari tek pilotët aktualë që kemi në makinat tona. Por, natyrisht që duhet ta marrim në konsideratë edhe këtë zhvillim të fundit.”

Lexo edhe :  Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

“Mercedes”-i është për momentin në bisedime me 6 herë kampionin e botës, Ljuis Hemiltonin, për një kontratë të re, me kontratën e tij aktuale 3-vjeçare që skadon në fund të 2020-ës. Hemiltoni është përfolur që në fund të vitit të shkuar për një kalim tek “Ferrari”, ndonëse ai vetë ka nxituar t’i hedhë poshtë këto zëra, duke thënë se “nuk kishte ndonjë nxitim për të shkuar tek ndonjë skuadër tjetër”.

Por deklaratat më të fundit të Volfit parashikojnë një turbullirë të madhe në tregun e pilotëve për 2021-shin, aty ku në fakt gara pritet të zhvillohet më tepër jashtë piste sesa brenda saj./Fjala.al/

Të fundit

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme: Kemi 35% të mungesave në organikë

Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se është e rëndësishme ndjekja e rekomandimeve të qeverisë për lutën...

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00,...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Lajme të tjera

Web TV