Ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë asnjë ndryshim të rëndësishëm në protokollin sanitar që FSHF-ja i ka prezantuar për rikthimin e futbollit në vend.
Burime për Fjala.al bëjnë me dije se nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë kundërshtim për protokollin që i është paraqitur.
Ndërsa ritheksojmë se në mbledhjen e zhvilluar midis FSHF-së dhe klubeve të Superligës u vendos që ndeshjet të rikthehen më 3 qershor dhe jo më 31 maj.
Megjithatë duhet theksuar se ky vendim nuk është aprovuar ende nga Ministria, teksa nuk është caktuar një datë takimi midis këtyre të fundit dhe FSHF-së./Fjala.al/