Thaçi me një ftesë të re: Do e pres Kurtin më 6 janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Thaçi tha se do ta presë në zyrën e tij më 6 janar, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të biseduar rreth mandatatit për kryeministër.

Kurti ka refuzuar tri ftesat e dërguara nga Thaçi derisa më 30 dhjetor e njoftoi presidentin se të dy mund të takohen më 6 janar për të biseduar për mandatarin.

Unë mirëpres faktin që pas ftesës së tretë ka pranuar dhe i është përgjigjur ftesës sime. Kështu që ditën që është menduar nga zoti Kurti, në ora 15:00 do ta pres në zyrën time”, tha Thaçi gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë.

Presidenti Thaçi foli edhe për përbërjen e re të Qeverisë së ardhshme të Kosovës, duke thënë se i takon partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, që të zgjedhë partnerin qeverisës dhe sipas tij, nuk i takon askujt, “të interferojë” në këtë proces, qoftë nga spektri politik vendor apo përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke shtuar se është mirë që të “mos humbet kohë” me formimin e institucioneve të reja.

Ndërkaq, i pyetur për diskutimet që Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për postin e presidentit, Thaçi tha se mirëpret çdo marrëveshje që partitë do të arrijnë në këtë drejtim.

Partia fituese është ajo që përcakton partnerin. Kemi një realitet tjetër në Kosovë. Çdo marrëveshje që arrihet në mes të spektrit politik në Kosovë unë e mirëpres dhe e përshëndes. Është në interes që të mos humbet kohë. Çdo marrëveshje, edhe për president, që e bën spektri politik unë vetëm do ta duartrokas”, ka deklaruar Thaçi, raporton Radio Europa e Lirë.

Lexo edhe :  Siguria kibernetike/ Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar, propozimi shkon te kryeministri

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë, Thaçi ka thënë se shumë shpejt do të ndodhë heqja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, duke pretenduar se ky veprim është vullnet dhe ëndërr e popullit të të dyja vendeve.

Unë e ftoj kryeministrin, mikun tim, Edi Rama, që të caktojë ditën dhe datën e heqjes së kufirit dhe çdo barriere kufitare mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, pa pritur fare opinionet e asnjërit vend fqinj. Ne jemi jemi sovranë, ne jemi të pavarur”, ka deklaruar presidenti i Kosovës.

Presidenti Thaçi foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se viti 2019 ishte plot me sfida, mirëpo ka thënë se shpreson që gjatë vitit 2020 do të zhbllokohet rrethana e krijuar, “dhe do të kemi nisjen e një procesi të ri të dialogut”.

Teksa ka folur për dialogun, Thaçi ka përmendur edhe emërimin e Richard Grenellit, si të dërguar të Shtëpisë së Bardhë në negociatat mes këtyre dy shteteve, duke konsideruar se ky veprim “rrit shpresën për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, paqësore, mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sa i përket liberalizimit të vizave, presidenti i Kosovës, tha se ka qenë “gabim historik” i Bashkimit Evropian që nuk ka hequr regjimin e vizave për kosovarët, pasi sipas tij, Prishtina zyrtare ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Të fundit

Qeveria mbështetje financiare për uljen e konsumit të energjisë për banesat

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik një projekt vendim i cili synon rritjen e efiçencës...

Rrëfimi i aktores për vdekjen e Aleko Prodanit: Isha në skenë më të kur…

Aktorja e njohur, Zamira Kita teksa ka dhënë një intervistë, ka treguar një nga momentet kur ka përjetuar tmerr në mes të skenës. Ajo rrëfen...

Dëmtimi i ambasadës së Shqipërisë në Kiev, SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë

Rusia ndërmori një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë pas dy të vrarë e dhjetëra të plagosur. Bombardimet e...

“Santa Claus” vjen në Tiranë, Bashkia shpërndan dhurata për fëmijët e familjeve në nevojë

Në prag të festave të fudnvitit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën “”Santa is comming to Tirana”. Kjo nismë synon mbështetjen e fëmijëve me...

“Nuk ka shqiptarë të lënduar”, Hasani për sulmin në Gjermani: Thellësisht të tronditur!

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet thellësisht i tronditur lidhur me ngjarjen e rëndë në Magdeburg të Gjermanisë. Në një postim...

Lajme të tjera

Web TV