“Prilli ishte një shok ekonomik”, Ahmetaj: Po presim shifrat e papunësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri për koordinimin e situatës së pandemisë, Arben Ahmetaj ka thënë sot se me 21 maj del shifra e saktë e papunësisë nga pandemia për muajt mars dhe prill.

Nga emisioni “Real Story”, Ahmetaj tha se në këtë shifër nuk përfshihen bizneset e mbyllura, ndërsa prillin e cilëson si një ‘shok’ ekonomik për Shqipërinë, pasi nëse në mars kishte 9 mijë të papunë nga pandemia, në prill shifrat do të rezultojnë shumë e shumë më të larta.

Më tej Arben Ahmetaj tha se Shqipëria për 2-3 muaj do të ketë një ringritje shumë të shpejtë sa i përket punësimit.

”Numri i saktë do të dalë më 21 maj gjithë papunësia e periudhës mars- prill. Kjo ka të bëjë me lista-pagesat dhe kontributet. Do të shohim saktë çfarë kemi humbur. Nëse do i referohemi jo bizneseve të mbyllura, por për marsin papunësisë pra largimit nga list-pagesat. Papunësia e shtuar ishte 9 mijë vetëm në mars. Prilli është më dominant. Ishte kulmi, shoku ekonomik që shkon nga kërkesa, se është goditur në themel kërkesa, qoftë me faktor të jashtëm dhe të brendshëm dhe këtu shihet prodhuesi duke përfshirë edhe turizmin, kërkesa e brendshme, konsumi apo reflektimi në ulje të importit. Në prill lëvizjet import- eksport janë më domethënëse. Saktësisht do jetë shifra më 21 maj.

Dje ka pasur një shkrim nga Pol Krufman, ku fliste për një ringritje potencialisht të shpejtë. Dhe shihte për punësimin, punësimi do të vijë në përllogaritjen time dhe të volumeve apo diskutimeve që kemi bërë. Shifrat operative tregojnë që dhe TVSH-ja e prillit është në një nivel me marsin. Edhe volumet nuk janë më aq të thella dhe mendoj që ekonomia shqiptare pa marrë për 1 sekondë faktorët ekzogjenë do ketë ringritje shumë më të shpejtë. Ky vit nuk do jetë me rritje plus por do ja dalë Shqipëria me simplicitetit të ekonomisë. Industri bazike që ngrihen shumë shpejt. Pas 2-3 muajsh ku ringritja në punësim do jetë shumë e shpejtë. ”- u shpreh Ahmetaj./Fjala.al/

Të fundit

Temperaturat deri në -3°C! Orë me diell dhe mjegull e dendur, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -3°C! O Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të...

Kur shqiptarët ndahen në dy fronte për shkak të një xholi apo një gjesti

Nga Leonard Veizi   Atë që Gjesti i bëri shqiptarëve nuk ia ka bërë dot as UDB-ja, – një organizëm që kishte për detyrë të ndante...

Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

  “Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd...

Administrata shqiptare vlerësohet, por sfidat mbeten

Administrata publike shqiptare është renditur e para në rajon sipas raportit të fundit të OECD/SIGMA, një nismë e përbashkët e Bashkimit Europian dhe Organizatës...

“Gati” Shteti Bektashi, Rama: Do jetë pa taksa dhe polici

Qeveria është gati të hapë shtetin e ri të Bektashizmit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama pa dhënë një panoramë të qartë se si do...

Lajme të tjera

Web TV