“Jam pro kthimit të futbollit”, Mourinho akuzon median për lajme të rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria britanike dha dritën jeshile për kthimin e sporteve profesionale nga 1 qershori, pas disa muajsh pezullim nga pandemia e koronavirusit dhe zyra e Premier League është ende duke biseduar me klubet për të bërë të mundur rikthimin e kampionatit. Trajneri i skuadrës së Tottenham, Jose Mourinho është në favor të kthimit të futbollit “sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt”, pavarësisht informacioneve të kundërta që ishin publikuar nga shtypi britanik.

“Unë nuk mendoj se pozicioni im në takim është pasqyruar me besnikëri në shtyp. Unë nuk kam kërkuar ndonjë shtyrje. Unë dua të stërvitem dhe jam i dëshpëruar që Premier League të kthehet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt, veçanërisht tani që ne po shohim se si ligat e tjera po përgatiten për veprim,”-shpjegoi portugezi në një deklaratë për mediat.

Drejtuesit kryesorë anglezë hapën seksionet e tyre sportive ndërsa për trajnerin e Spurs u tha që kishte refuzuar, por portugezi ka ngritur zërin për të mohuar këto informacione. Trajnerët dhe kapitenët e ekipeve të Premier League u takuan të mërkurën për të diskutuar këtë çështje.

Disa informacione tregojnë për rikthimin e futbollit në 12 qershor dhe Mourinho është shprehur se ai është “jashtëzakonisht krenar” për formën fizike që lojtarët e tij kanë ruajtur gjatë mbylljes.

E hëna e ardhshme prezantohet si një datë e rëndësishme për kthimin e Premier League, pasi klubet kanë planifikuar të takohen për të votuar për rikthimin e kampionatit. Që rinisja të miratohet, do të duhen të paktën 14 vota në favor të 20 skuadrave që konkurrojnë në Premier League./Fjala.al/

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV