“Janë falsifikuar dokumente për Teatrin”, Budina për Fjala.al: Nesër kallëzim në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjistori Robert Budina, një prej aktivistëve më të zëshëm për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, bëri me dije se nesër do i drejtohen SPAK-ut për të bërë kallëzim penal. Në një prononcim për Fjala.al nga protesta për mbrojtjen e teatrit, Budina theksoi se “kemi prova se janë falsifikuar firma dhe dokumenta” dhe se ato të bëhen publike nesër.

Budina foli edhe për kërcënimet që ka marrë së fundmi nga persona të ndryshëm, pasi protesta e tyre për këtë kauzë po u mohon biznesmenëve ngritjen e kullave. Ai tregoi se përveç mesazheve kërcënuese që ka marrë në rrjetet sociale, pranë zonës së teatrit, atu ku protestohet vazhdimisht, kanë kaluar persona me armë në brezë dhe të cilët janë kujdesur që të tregojnë se lëvizin të armatosur.

Aktivisti theksoi se protesta nuk do të ndalet pavarësisht vendimit të bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit.

/Fjala.al – Katerina Tafa dhe Restina Guri

Të fundit

Rriten kostot e ngjitjes në Everest/Alpinistët do të paguajnë 14,500 € në sezonin e pikut

Ngjitja e Everestit po bëhet më e shtrenjtë pasi Nepali ka vendosur të rrisë tarifat e lejeve me 36%...

Hapet“Muzeu i Fëmijëve të Luftës”në Prishtinë,pikturat tregojnë tmerret e luftës

Një nga lëvizjet e para të administratës Trump do të jetë vendosja e ushtrisë përgjatë kufirit, veçanërisht me Meksikën. Një muze i ri hapet në...

“Po talleni me njerëzit”/ Rama replika me komentuesit për uljen e çmimit të energjisë

Në episodin e radhës të 'Sy më sy', kryeministri Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në rrjetet sociale. Dikush i shkruante për çmimin e...

Ish-ministri Beqaj ‘shpërthen’ në GJKKO: Vendimi i gjykatës i ndikuar nga Sali Berisha

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen "Sterilizimi" dhe të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me...

Rishikohet buxheti, në shkurt ndahet bonusi i dytë për pensionistët

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2024, duke u përqendruar te shpërblimet e fundvitit për pensionistët...

Lajme të tjera

Web TV