“Trushpëlarë”/ Nga vajza e Mitrush Kutelit te Dashnor Diko, reagime kundër deklaratës së Spiropalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personazhe të ndryshëm kanë reaguar për deklaratës e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i cili i quajti trushpëlarë dhe trushpëlarës aktorët dhe aktivistët që kërkojnë ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Atalanta Pasko, vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli, e konsideron të turpshme deklaratën e ministres Spiropali.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe dy këngëtarët e njohur, Dashnor Diko dhe Albërije Hadërgjonaj, të cilët kërkojnë nga ministrja që të respektojë artistët.

-“Janë falsifikuar dokumente për Teatrin”, Budina për Fjala.al: Nesër kallëzim në SPAK

Reagimet

Atalanta Pasko

Nuk di a e shpreh fytyra ime tërë tmerrin që ndjeva ndërsa ndiqja fjalën e Spiropalit sot në Kuvend. E bëra foton sepse vura re që kisha mbetur e ngrirë, pikërisht kështu, edhe kur ligjërimi plot zjarr kishte mbaruar. Në kolonën zanore përfytyroni vetëm: pu-pu-pu…

Po si mundet, moj zonja deputete të shpërdorosh energjinë tënde rinore në banalitete të tilla e të bëhesh patericë injorantësh si ata që nënçmojnë vlerat e shumëanëshme të Kompleksit të Teatrove, ku ndodhet dhe Teatri Kombëtar? Po si mundet, nqse qenke dhe arkitekte, të zgjedhësh, që në ligjërimin tënd t’u përgjigjesh vetëm politikanëve apo aktorëve dhe të shumëzosh me zero argumentet e sivëllezërve të tu arkitektë që kërkojnë të mos prishet ky kompleks, mes tyre më të ndriçuarit, të kulturuarit, të kthjelltit, arkitektit të nderuar Maks Velo? Jo vetëm nuk iu përgjigje, ti, një arrogante burracake, por e përfshive atë dhe shumë të ndriçuar të tjerë në një grup që paskeni krijuar ju, që mburreni si “shumicë”, në grupin e “trushpëlarësve dhe trushpëlarëve”!

Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë!

Trushpëlarë dhe trushpëlarës i mirëfilltë është miku yt, E Veliaj, që përsërit papagallçe, “ndërtesë fashiste”, duke mos gjetur argument tjetër veç argumentit tashmë të skualifikuar politik, të cilin ai e reciton nga pozita e një komunisti të mbrujtur me mësimet e pionierëve të Enverit!

Lexo edhe :  Ikona e Pagëzimit nga Joan Çetiri, në ikonostasin e Muzeut Ikonografik “Onufri”

Dhe s’di si mund të përligjë vetë Km. E. Rama pohimin se i paska qëndruar mendimit që kishte krijuar prej vitit 1998, sipas të cilit ndërtesa e Teatrit bashkë me kompleksin Teatror nuk kanë vlerë!? Në këto 22 vite, nuk paska dëgjuar asnjë mendim prej specialisti, për arkitekturën ose historinë e këtij kompleksi, të denjë, që do të meritonte përgjigjen e tij? Arroganca për të shumëzuar me zero çdo gjë që u vjen kundër është e neveritshme!

Atëhere si e spjegon angazhimin e tij në ndërtimin e pedonales në mandatin e fundit si kryebashkiak, pedonale e bërë me fondet e BE-së, përuruar nga Basha, në vjeshtë-2011, që merr fund me projektin e fundit Rama-Veliaj?

Pse nuk e pyesin për këtë gazetarët?

Dashnor Diko

Sa turp, e pa imagjinueshme kur ndegjon nje femer te ofendoje Atistet, e di kjo zonjush qe artistin nuk e ben partia por ja ka dhuruar ate talent ai lart? E di kjo zonjush qe nje artist gezon me shum respekt sesa nje politikan? E di kjo zonjush qe pasuria me e madhe qe kane artistet jan duar trokitjet? Artistet nuk i kan perluer duart me krime dhe grabitje pronash por levizin te lire ne c’do vend dhe jo si disa politikane qe mbajne nje tufe shoqeruesish nga pas sepse i ndjek frika hap pas hapi per gjith pislliqet dhe pa drejtesite qe i kan bere ketij populli… sa turp

Albërije Hadërgjonaj

Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e ty, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han M… për artistat

Të fundit

Uashington DC mbulohet nga dëbora, atmosferë e gëzuar para godinës së Kapitolit

Shtetet e Bashkuara janë përballur ditët e fundit me stuhi dëbore që kanë prekur disa zona, duke shkaktuar edhe...

Itali/ Fshati në jug të Kalabrisë ndalon banorët të sëmuren

Fshati Belcastro në jug të Kalabrisë, Itali ka lëshuar një dekret duke ‘ i urdhëruar’ banorët të mos sëmuren seriozisht. Njoftimi i nënshkruar nga Kryetari...

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur nga Gjykata Speciale

Gjykata e Posaçme e Kosovës për krime lufte, me seli në Hagë, njoftoi të martën se ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi pafajësinë...

Zuckerberg “kopjon” Elon Musk, Facebook dhe Instagram do të ndjekin modelin e “X”

Meta po braktis përdorimin e kontrolluesve të pavarur të fakteve në Facebook dhe Instagram, duke i zëvendësuar ato me “shënime të komunitetit” të stilit...

Mikroplastika: ne i thithim dhe ato janë të lidhura me dëmtimin e indeve

Hulumtimet që kanë shqyrtuar dhjetëra studime mbi praninë e mikroplastikës dhe nanoplastikës në trupin e njeriut, si dhe qindra studime mbi toksicitetin e tyre, gjetën një lidhje interesante...

Lajme të tjera

Web TV