E reja e sondazheve, ku refuzohet analiza reale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Pata 

Nga sondazhet e transmetuara mbrëmë në disa televizione nga kompani të ndryshme, të gjitha prestigjoze, nuk se kishte ndonjë të re të madhe në rezultatin e përgjithshëm.

Ajo që ishte realisht e re, madje e re fare, ishte rezultatii Shkodrës. Një e dhënë krejt fringo, që për çdo profesor të një katedre politike, së paku, duhet ta kishte shënuar në bllokun e tij. Pashë njërin që u mor me një matematikë çalamane çfarëi merr Tom Doshi PS-së apo PD-së.

Tom Doshi, apo PSD e tij nuk është aspak një fenomni ri. Kush e njef politikën e tij që Doshi, ka pasur elektoratin e vet që nga 2005-a. Për profesorët e shkencave politike, Doshi vjen nga një përballje kur sistemi ishte mazhoritar me turn unik jo balotazh. Dhe fitoi. Pse? Sepse kishte me vetem Anën e Malit që ishte socialiste 100%, Velipojën që ishte 70% dhe Bushatin që ishte demokrat 100%, por që e mori vetë.

Po kjo është tjetër mesele. E dhëna më e rëndësishme e sondazheve të mbrëmshme ishte rritja e Partisë Socialiste e Shkodrës tek shifra e 40 përqindëshit. Shifër, që është lajm-pikë. Pse ka ardhur?

Mandatet për kë njeh sistemin, e di mirë që janë gjë tjetër. Bamir Topi, presidenti Republikës me Frymën Demokratike mori më 2013 m ë shumë se 12 mijë vota në qarkun Tiranë por s’arriti të marrë deputet se ja vodhën komisionerët e PS-PD.

Por përveç kësaj, jemi ende në fazën e perceptimit publik. E një shkencëtar politik, perceptimin e lexon si një mundësi, madje edhe hipotezë, por jo si garanci mandatesh.

Lajmi dje ishte bombastik: PS në Shkodër arriti në nivelin e 40% të perceptimit politik. Ky është një lajm që do të thotë se lidershipi politik i Benet Becit, që erdhi si një personazh miqësor me të djathtën, pori kandiduar nga PS, ka rritur konsensusin politik për mazhorancën.

Lexo edhe :  Si po i ushqejmë turistët?

Bastioni demokrat, politikisht nuk ekziston më: po përjetojmë kohën e një transformimi që sipas gjasave do të jetë zhvillimi më interesantei viteve të ardhshme. Madje mëi rëndësishmi.

Duket ë për këtë mazhoranca e ka një plan, opozita, jo. Edhe pse Shkodrën e ka pasur Jeruzalemin e vet.

Në debatet e sonazhve pati mjaft krisje ideologjike dhe nonsense historike, por realisht për një reorter që Shkodrën e njëh që nga 1992 ka një aksiomë të një demokrati 24 karatësh që u arrestua për rrëzimin e shtatores së Stalinit si Dedë Kasneci.

I cili në 1994 thoshte hapur, që nëse zgjedhjet në Shkodër bëhen të lira fiton Partia Socialiste. E këtë e di çdo bashkëkohësi atyre viteve të largëta ë janë vërtetë pak, se shumë nuk janë më për shkak të moshës. Por dëshmitarë ka./e.t

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV