5 arsye pse duhet të hani mollë të Artë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për frutat, është me lehtë të mendoni menjëherë për mollët. Në fund të fundit, mështë një nga frutat më të konsumuar në botë, e pasur me aromë dhe e disponueshme gjatë gjithë vitit. Sidoqoftë, mollët kanë cilësi të ndryshme dhe në mesin e këtyre një nga më të njohurat është ajo e Artë.
E pasur me veti të dobishme ajo konsiderohet një frut i mirë për të gjitha moshat dhe nëse hahet çdo ditë është në gjendje t’i japë trupit disa përtime të rëndësishme.
Ja cilat janë ato:
Ngadalëson plakjen: Po, falë oksiduesve të saj, Molla e Artë ndihmon në mposhtjen e radikalëve të lirë. Kjo rezulton në më pak rrudha, inde që qëndrojnë të rinj më gjatë dhe një çehre më e freskët. Të gjitha efekte të dobishme dhe që mjafton thjesht të hani një mollë në ditë për të filluar të vini re ndryshimin.
Është e mirë për zorrët: Edhe pse konceptimi i zakonshëm është se mollët janë astringent, në realitet ato shpesh janë të mira për trupin në çdo situatë. Për shembull, Molla e Artë arrin të parandalojë problemet siç janë diarreja, por në të njëjtën kohë parandalon kapsllëkun.
Sugjerohet për ata që vuajnë nga diabeti: Falë pektinës, Molla e Artë stimulon enzimat që ndihmojnë në rregullimin e thithjes së sheqernave. Kjo çon në kontrollin natyral të glukozës në gjak. Ndër të tjera, duke qenë e ulët në karbohidrate, kjo mollë është një snack i shkëlqyeshëm që prish urinë dhe shmang marrjen e ushqimeve të dëmshme për ata që vuajnë nga diabeti ose rezistenca ndaj insulinës.
Ndihmon për të luftuar kolesterolin: Molla e Artë është një ilaç I shkëlqyeshëm kundër kolesterolit. Kjo ndodh falë fibrave të saj të tretshme, të cilat ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq dhe rritjen e atij të mirë. Mbajtja e kolesterolit në nivelet e duhura është një ilaç, pasi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjen në tru.
Bën mirë për mendjen: Konsumimi i një molle zvogëlon stresin dhe qetëson urinë nervore. Gjithashtu ajo ndihmon për të larguar nevojën për sheqer dhe falë pranisë së vitaminës B dhe vitaminës C përmirëson humorin.
KUJDES: Për të rritur përtimet e mollës së Artë preferohet ta hani atë me lëvozhgë. Në këtë rast është thelbësore të konsumoni atë biologjike, në mënyrë që të shmangni praninë e ndonjë pesticidi.

Lexo edhe :  Pse ngrënia e vezëve për mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj

Burimi / https://www.chedonna.it/

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV