‘Jam duke mbledhur informacion’/ Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në Tiranë ku po votohet në mënyrë elektronike. Zannier tha para mediave se po mbledh informacion dhe se duhet të sigurohen se zgjedhjet janë me standarde ndërkombëtare.

Ai shtoi se dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ata si mision janë këtu që nga fundi i marsit. Zannier tha se kanë vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër shtoi ai do të kenë një konferencë për shtyp.

“Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare. Kjo është një nga qendrat e votimit nga qendrat e shumta ku jemi ne sot. Kemi 240 vëzhgues, por janë dhe 135 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE-së dhe Parlamenti Europian. Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne jemi këtu që nga fundi i marsit. Sigurisht ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore dhe sot është pika e fundit, nesër do të kemi një konferencë për shtyp.

Konferenca do të jetë nesër në 15:00 dhe do të jeni të gjithë të ftuar. Nuk do të ishte domethënëse nëse do të jepja një mendim sot. Unë jam një person në një qendër votimi. Sigurisht që jam duke mbledhur informacion dhe jam në këtë QV sepse është një nga angazhimet e Shqipërisë që 10% e votimit të jetë elektronik”, tha ambasadori i OSBE-së./E.T

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV