Grupimi i Bashës publikon videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit e bashkisë Kamëz, brenda një qendre votimi.

Sipas Prençit, të gjithë drejtorët e bashkisë Kamëz “janë rreshtuar para qendrave të votimit për të intimiduar qytetarët”, ndaj i bën thirrje organeve të rrendit të marin masa.

“Në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, drejtorë dhe punonjës të Bashkisë Kamëz me bexh në qafë rreshtohen në hyrje të shkollave dhe institucioneve ku votohet për të orientuar votën. E njëjta gjë ndodh edhe tek shkolla “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe, ku drejtori i Gejlbërimit në Bashkisë Kamëz, Prel Gjonpali dhe 6 punonjës bashkie me bexh, bllokojnë hyrjen e Shkollës dhe diktojnë votuesit. Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje organeve të rendit të marrin masat që qytetarët mos të intimidohen nga këta persona”, shkruan Prençi përkrah videos.

Ndërkohë në pamjet e publikuara dëgjohet Preçi teksa e pyet vajzën që ai e identifikon si punonjëse të bashkisë Kamëz, se çfarë funksioni ka, ndërsa ajo i shmanget kamerës.

Shemsi Prençi: Çfarë funnksioni kryeni zonjë që i dikton votën të tjerëve?

Zonja (e identifikuar nga Prençi si punonjëse e bashkisë Kamëz): Nuk diktoj asnjë votë.

Shemsi Prençi: Çfarë funksioni kryen ti? Po shkelni ligjin ë…

Qytetarë në sfond: Kryen funksionin e Partisë Socialiste, të Edi Ramës… m.p.

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është… jo!

Jemi në prag të mesnatës (15 maj) dhe procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit thuajse ka mbaruar. Kanë mbetur kryesisht...

“Rama e di të vërtetën për BE, por nuk e thotë”. Analisti: Europianët janë hipokritë

Gazetari Arjon Sulo, i ftuar në një intervistë në Euronews Albania, ka shprehur skepticizëm të thellë mbi qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj anëtarësimit të...

“Më kanë grabitur votat brenda partisë sime!” Kandidati i PD-së denoncon… PD-në

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ka bërë një denoncim të fortë duke akuzuar dhe persona...

“Sa simbol i bukur!” Von der Leyen mbërrin në Tiranë për takimin e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV