“Mos hani bar për shkak të Berishës”/ Si i paralajmëroi demokratët Yuri Kim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përdori sloganin e famshëm propagandistik të kohës së komunizmit për të nënkuptuar nevojën e shkëputjes së Partisë Demokratike në opozitë nga interesat e ish-kryeministrit Sali Berisha, shpallur i padëshirueshëm për “korrupsion madhor” nga Departamenti i Shtetit.

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”, deklaronte Yuri Kim.

Ajo u sulmua ashpër më pas, dhe pas riardhjes së Donald Trump në pushtet, PD u shfaq revanshiste ndaj Kim, duke i kujtuar pikërisht barin.

Por tani që po qartësohet rezultati i zgjedhjeve, shprehja e Yuri Kim rikthehet më aktuale se kurrë.

Dekada më parë, regjimi komunist në Shqipëri i mësoi shqiptarëve se ata duhej të ishin gati të hanin edhe thjesht bar me qëllim që Partia e Punës të ruante pushtetin e saj.

Shprehja ishte: “Populli shqiptar han bar dhe dorën nuk ia shtrin armikut”!

Tani, me sa duket demokratët janë gati të hanë dhe bar, veç Berisha të qendrojë në krye të tyre./e.t

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV