“Rama e ha Starmer për mëngjes”, mediat angleze: Na e turpëroi liderin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Refuzimi që Shqipëria i ka bërë propozimit të kryeministrit britanik Keir Starmer, lidhur me pranimin e mundshëm të emigrantëve të paligjshëm, ka dominuar titujt e shtypit britanik këtë të premte, të cilat flasin për një poshtërim të shefit të Downing Street. The Times raporton se, pas “jo”-së së kryeministrit shqiptar Edi Rama, Londra do të hyjë tani në bisedime me deri në 9 vende të tjera lidhur me planet për deportimin e azilkërkuesve.

Në faqen e parë, tabloidi Daily Mail shkruan se Starmer mbeti pa fjalë nga ajo që e quan si “farsa shqiptare”, pasi kryeministri Rama përjashtoi një marrëveshje të mundshme. Sipas medias, ujdia e dështuar është një turpërim për liderin britanik dhe planin e tij për të dërguar azilkërkues në Ballkan, i bërë i ditur në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

Siç thuhet, Britania e Madhe po lufton tani për një ujdi të re në Ballkan pas shpërfilljes që mori nga Shqipëria, me bisedime që pritet të përfshijnë Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell A2 CNN.

“Edi Rama, një kryeministër i suksesshëm në zgjedhje, por i shënuar nga skandale personale dhe akuza për korrupsion, shkatërroi publikisht ëndrrën e Keir Starmer, duke refuzuar prerë që vendi i tij të kthehet në një qendër për të deportuarit nga Britania e Madhe,” shkruan media tjetër The Telegraph. Sipas saj, Starmer nuk guxoi ta kundërshtonte, dhe kryeministri shqiptar u duk se mund ta “hante atë për mëngjes”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Starmer, kreu i qeverisë shqiptare e përjashtoi kategorikisht pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë skemë, duke thënë se nuk kishte interes të zgjeronte një marrëveshje të ngjashme me atë që ishte arritur me Italinë. m.p.

Të fundit

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, detajet e rastit të pazakontë

Një burrë sulmoi disa persona me një çekiç në një tren ekspres në jug të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi ndërmjet qyteteve...

Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej...

Mitologjia që ushqeu nazizmin: nga Atlantida te Thule, rrënjët e një çmendurie hyjnore

Përgatiti: Leonard Veizi Në errësirën e shekullit XX, ndërsa bota përpiqej të mblidhte copëzat e arsyes pas luftrave dhe krizave të pafundme, në zemër të...

Shqipëria që nuk është më…

Rrallë gjen ndonjë vend në botë, që mund të ketë pësuar një transformim të tillë në më pak se 30 vjet, si Shqipëria. Dikur një...

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me...

Lajme të tjera

Web TV