Vuçiç në Tiranë: Do na sulmojnë për Rusinë, por ka shpresë për zgjerimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u tregua e ashpër ndaj Bashkimit Europian gjatë pjesëmarrjes në samitin e komitetit politik europian në Tirane. Teksa kërkoi heqjen e masave ndëshkuese ndaj vendit të saj, Osmani akuzoi bllokun se nuk po vlerëson reformat e Kosovës, dhe se po i hap derën atyre që shkojnë te Putini në Moskë.

Ndërkohë, Vuçiç tha për gazetarët në Tiranë se pret sulme nga liderët europianë lidhur me vizitën e tij në Rusi, por se ka shpresë për zgjerimin e shpresës për të ardhmen europiane, shkruan A2 CNN.

“Mbrëmë patëm një takim shumë të rëndësishëm. Besoj se ka një shans që ne të bëjmë gjëra të caktuara dhe të rizgjojmë shpresën në një të ardhme Europiane në Serbi. Nuk do të jetë e lehtë për ne për shkak të udhëtimit në Moskë dhe pres patjetër sulme. Do të përpiqem ta marrë përsipër vet, pa paguar Serbia ndonjë çmim për këtë, por nuk është një situatë e thjeshtë. Gjithsesi deri në fund të vitit besoj se mund të bëjmë shumë për të përparuar në rrugën tonë europiane”, tha Vuçiç në Tiranë. m.p.

Të fundit

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Lajme të tjera

Web TV