Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor, i cili përparon me shpejtësi, teksa bisedimet mes dy vendeve po vazhdojnë.

Kjo është hera e parë që Trump e pranon se ka një propozim amerikan për Teheranin, pas disa rundeve negociatash mes të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Negociatat kanë kaluar në nivelin e “ekspertëve” – që do të thotë se të dyja palët po përpiqen të kuptojnë nëse mund të arrijnë pajtueshmëri për hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme.

Por, mosmarrëveshja kryesore mes tyre mbetet pasurimi i uraniumit nga Irani. Administrata Trump kërkon vazhdimisht që Teherani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, por republika islamike ngul këmbë se duhet ta lejohet të vazhdojë.

Trump i bëri këto komente gjatë fluturimit me Air Force One, në përfundim të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ishin ndalesa e fundit e turit të tij në tri vende të Lindjes së Mesme, që përfshiu edhe Arabinë Saudite dhe Katarin.

Në pothuajse çdo aktivitet që mori pjesë në rajon, ai theksoi se Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë bombë bërthamore – diçka që agjencitë amerikane të inteligjencës vlerësojnë se Teherani nuk është duke e ndjekur aktivisht, edhe pse programi i tij është pranë nivelit të nevojshëm për zhvillimin e armëve të tilla.

Një gazetar e pyeti Trumpin: “Lidhur me Iranin, a u është dhënë atyre një propozim zyrtar nga SHBA? A e ka dorëzuar atë Steve Witkoff?”

“Ata e kanë marrë një propozim”, u përgjigj Trump. “Por, më e rëndësishmja, ata e dinë që duhet të veprojnë shpejt, përndryshe diçka e keqe do të ndodhë”.

Lexo edhe :  Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq e rëndësishme për botën

Trump nuk dha hollësi për përmbajtjen e propozimit, dhe Irani nuk ka treguar deri tani nëse e ka marrë këtë propozim.

Të enjten, Araghchi foli për gazetarët në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Teheran dhe tha se Irani nuk ka marrë ende asnjë propozim nga amerikanët.

Zyrtarë iranianë dhe amerikanë kanë qenë në Oman dhe Romë për negociatat e ndërmjetësuara gjithmonë nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, një ndërmjetës i besueshëm mes dy kombeve.

Bisedimet synojnë të kufizojnë programin bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së disa prej sanksioneve ekonomike shkatërruese që SHBA ka vendosur ndaj republikës islamike.

Trump ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur se do të kryejë sulme ajrore ndaj programit të Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Zyrtarët iranianë po paralajmërojnë gjithnjë e më shumë se mund të ndjekin ndërtimin e një arme bërthamore me rezervat e tyre të uraniumit të pasuruar gati në nivel armësh. m.p.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV