“Thatë nuk ka ndryshime”/ Tabaku përplaset me Celibashin, i kërkon llogari për votat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari Kyrekomisionerit Ilirjan Celibashi për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës.

Sipas Tabakut në kutitë e fundit dalin rreth 50 fletë votimi më shumë se sa ishin deklaruar si votues nga jashtë.

Celibashi i ka komunikuar Tabakut se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej.

Jorida Tabaku: Ju pyetëm që në fillim, kjo shifra këtu është pa numëruar (i tregon me gisht një numër në një letër). Çdo një orë ju kam pyetur a ka të tjera shtesë, a ka të tjera shtesë. Diferenca e kësaj me këto që janë numëruar është 622. Janë të shkruara me dorën time. Tani që po numërohet këtu janë 658. Duhet të ishin 622 gjithsej pa numëruar. Ndërkohë që vetëm këto që po numërohen janë 658. Pra është një diferencë prej 50 votash.

Celibashi: Tani 50 vota janë shumë. Ne do ti shohim në sistem çfarë është apdejtuar dhe çfarë jo.

Jorida Tabaku: Jo, kjo është sipas sistemit. Çdo gjë  hequr. Ju kam pyetur çdo një orë a ka ndonjë zarf shtesë. Ne i kemi bërë llogaritë mbi këtë shifër. Na dhatë këtë shifër.

Përfaqësuesja e KQZ: Kjo ishte rreth 2160, tani dalin 13 më shumë.

Jorida Tabaku: Jo dalin 50 më shumë.

Përfaqësuesja e KQZ: Këtu janë, ato nuk u zhdukën. Janë vota që duhen vlerësuar.

Gjin Gjoni: Problemi është në sistem keni numër?

Jorida Tabaku: Ne po bëjmë llogaritë mbi atë që ka mbetur. Ne po pyesim a kanë mbetur kaq, se ne llogaritë me këtë po i bëjmë. Se nëse kjo që ka mbetur shtohet vazhdimisht na ndryshon edhe në llogaria.

Lexo edhe :  Analiza e votave: A u bindën shqiptarët nga partitë e reja? Mesazhi final është... jo!

Gjin Gjoni: Nga skanimi të dilnin këta të tjerët.

Celibashi: Nuk skanohet më…

Përfaqësuesja e KQZ: Duhet të mbledhësh një shifër nga sistemit automatik dhe një shifër manual. Një e merr auto0matikisht dhe një e ke në regjistrat fizikë.

Jorida Tabaku: Ok, dakord. Tani, këtë e sqaruam dhe pasi e sqaruam këtë para 4 orësh, ju pyetëm dhe na thatë këtë shifër. Tani dalin 50 më shumë, ky është problemi. Dhe ju kemi pyetur çdo orë, a ka shtesë. Më keni thënë jo.

Celibashi: Cili është pretendimi?

Jorida Tabaku: Pretendimi është që ishin 622 për tu numëruar nga shifrat që na dhatë, tani na dalin 670 për t’u numëruar. Dhe unë ju pyeta a ka ndonjë diferencë për qarkun e Lezhës nga Greqia dhe më thatë jo nuk ka.

Celibashi: Po rezulton që ka…

Jorida Tabaku: Jo s’ka pasur, kemi 4 orë ne këtu./e.t

Të fundit

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper,...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi dhe vlerësimi i fletëve të...

Lajme të tjera

Web TV