Nga pritja dy orë në shi tek darka më Presidentin Macron, Rama publikon fotoalbumin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku më 16 maj liderët nga 47 vende të Evropës u mblodhën në Tiranë.

Për gati dy orë, kreu i qeverisë Edi Rama priti në mes të shiut liderët një e nga një.

“MIRËMËNGJES  dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Rama organizoi një pritje të veçantë për liderët evropianë, duke përfshirë një gjest simbolik që tërhoqi vëmendje ndërkombëtare: ai u ul në gjunjë përpara kryeministres italiane Giorgia Meloni, një akt që theksoi marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë.

Për të përfshirë edhe qytetarët në këtë ngjarje, Rama organizoi ndërtimin simbolik të një “Shtëpie të Europës” në qendër të Tiranës, me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha qarqet e vendit .

Më gjatë në Shqipëri qëndroi presidenti i Francës, Emannuel Macron, për të cilin kryeministri Rama shtroi edhe një darkë speciale në Pallatin e Brigadave.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si “takimin më të madh në historinë tonë”, duke e parë si një moment kyç për të rritur profilin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe për të promovuar imazhin e saj si një vend mikpritës dhe i angazhuar në çështjet evropiane./E.T

Të fundit

Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Në një garë zgjedhore me pjesëmarrje rekord, kandidati i pavarur centrist dhe kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor...

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit në zgjedhjet parlamentare të 11...

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te të majtët po ashtu dhe...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Lajme të tjera

Web TV