Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sunday Times ka publikuar listën e të pasurve nën 40 vjeç në Britani, ku ylli shqiptar Dua Lipa, 29 vjeçe, është emri më i ri. Ajo renditet e 34-ta me një pasuri të vlerësuar prej 115 milionë funtesh (rreth 134.6 milionë euro), pas suksesit me albumin “Radical Optimism” dhe performancave madhore, si ajo në Glastonbury. Në krye të listës qëndron sipërmarrësi Dmitry Bukhman me 12.54 miliardë funtesh (rreth 14.7 miliardë euro), bashkëthemelues i gjigantit të lojërave Playrix. Pas tij renditet Hugh Grosvenor, Duka i Westminster, me 9.88 miliardë funtesh (rreth 11.6 miliardë euro).

Në fushën e muzikës, Ed Sheeran është muzikanti më i pasur me 370 milionë funtesh (rreth 432.9 milionë euro). Pas tij vijnë Harry Styles me 225 milionë funtesh (rreth 263.3 milionë euro), Adele me 170 milionë funtesh (rreth 198.9 milionë euro) dhe Daniel Radcliffe me 100 milionë funtesh (rreth 117 milionë euro) i njëjtë me pasurinë e kapitenit të Anglisë Harry Kane. Georgia Toffolo renditet më lart se Ed Sheeran në vendin e 12-të me një pasuri të kombinuar me bashkëshortin e saj, James Watt, prej 425 milionë funtesh (rreth 497.3 milionë euro).

Përpiluesi i listës, Robert Watts, vë në dukje se shumica e personave të përfshirë e kanë ndërtuar vetë pasurinë e tyre, shumë prej tyre pa përfunduar universitetin dhe një e treta kanë lindur jashtë Britanisë, si dëshmi e fuqisë tërheqëse të vendit për talente të rinj e ambiciozë. Rikujktojmë se Lipa do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një postimi në Instagram, aty ku numëron rreth 87.4 milionë ndjekës. Në kuadër të turneut dhe vendeve që do të mbajë koncerte është edhe Prishtina. “Shihemi në Sunny Hill Festival”-ka shkruar ndër të tjerash Dua. Sunny Hill është një festival ndërkombëtar i muzikës që zhvillohet çdo vit në Prishtinë./E.Ç

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV