Një gomone me emigrantë është përmbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë, në përpjekje për të kaluar Kanalin e Anglisë. BBC raporton se 1 person ka humbur jetën dhe 62 të tjerë janë shpëtuar.
Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë duke nxjerrë personat e mbijetuar, ndërkohë 2 persona u shpëtuan nga anija britanike Border Force Ranger dhe 9 të tjerë nga një anije e RNLI-së nga Dungeness.
Ky incident ngre sërish kambanën e alarmit për numrin e madh të emigrantëve të cilët kalojnë Kanalin Anglez. Raportimet bëjnë të ditur se gjatë muajit Prill kaluan kanalin më shumë se 9 mijë emigrantë, duke shënuar kështu një rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024./e.s