Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe ata që nuk kanë përvojë. Vendet e lira të punës dominohen nga kërkesa për eksperiencë, ndërsa mundësitë për ato pa përvojë po ngushtohen”, raportoi gazetarja Dorina Halili.

Të paktën sipas të dhënave të marra nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive viteve të fundit ka një rënie të vendeve të lira të punës ku nuk kërkohet eksperienca, nga 23 mijë në 2023-in në 17 mijë në 2024-ën.

“Ky është një trend i cili lidhet shumë me mentalitetin, kryesisht i sipërmarrjeve në Shqipëri të cilët kanë maninë për të patur një person me shumë përvojë pune për një profil pune që se kërkon fare, thjesht dhe vetëm s’duam kosto shtesë për punonjësit në hapat e para të punës”, tha Erion Muça, ekspert punësimi.

Eksperti i punësimit Erion Muça thotë se sipërmarrjet kanë nevojë të ndryshojnë qasjet e tyre për rekrutimin e punonjësve.

“Kërkesa e eksperiencës së punës ndaj të rinjve është një kërkesë jo vetëm e ekzagjeruar, por i çfokuson dhe nuk i ndihmon sipërmarrjet të rekrutojnë punonjës të rinj, të cilët vërtet nuk kanë përvojë, po kanë aftësinë, kreativitetin, kanë qasjen ndaj inovacionit, kanë përditësimin e duhur ndaj dinamikave dhe trendit të kohës”, tha Erion Muça, ekspert punësimi.

Muça i këshillon të rinjtë që të mos demotivohen nga ky element pengues që shpesh është fiktiv, por të aplikojnë për të treguar aftësitë e tyre.

“Përmes iniciativës dhe këmbënguljes mund ti tejkalojnë dhe të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit”, tha Muça.

Në vitin e shkuar, 28% e vendeve të lira të punës nuk kërkonin përvojë pune.

Lexo edhe :  BIRN: Partitë politike nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Aktivitetet ekonomike me nivelin më të lartë të vendeve të lira të cilat nuk kanë kriter eksperiencën janë shërbime administrative dhe mbështetëse, transporti dhe magazinimi, bujqësia, pyjet dhe peshkimi si dhe industria përpunuese./e.s

Tv Klan

Të fundit

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy autorët e vrasjes së shqiptarit Arjan Xhambazi...

“Kuvendi do të vazhdojë mbështetjen!”- Spiropali: Të forcohet mbikëqyrja parlamentare…

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në fjalën e saj me rastin e 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, theksoi...

Zjarr në burgun e Korfuzit/ Të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë protestojnë pas…

Një revoltë e papritur ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në burgun e Korfuzit, ku disa të burgosur shqiptarë dhe gjeorgjianë kanë refuzuar të kthehen...

Kanosi me thikë ish të dashurën për të kryer marrëdhënie seksuale, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjecar i cili ishte shpallur në kërkim pas kallëzimit të ish-së dashurës së tij, se më datë 16...

Ndër më të votuarit nga opozita, Maliqi: Nuk mora mandat për shkak të kodit zgjedhor

Drejtuesi politik i PL-së në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka falenderuar me anë të një postimi në Facebook 5222 votuesit që e mbështetën...

Lajme të tjera

Web TV